Spekulimet rreth të ardhmes së brazilianit janë intensifikuar edhe pas mbylljes së afatit kalimtar, sipas të cilave, ai ka marrëveshje për t’iu bashkuar Barcelonës.
Megjithatë, klubi brazilian dhe babai i lojtarit kanë mohuar diçka të tillë duke e bërë të qartë se 19-vjeçari do të qëndrojë edhe një sezon të plotë te Santosi.
“Neymar dëshiron të qëndrojë te Santosi deri në prill të vitit 2012”, ka thënë babai i lojtarit, Neymar da Silva Santos, për Radio Mana Mana.