Në bunkerin e Brukselit

The Economist


 

Për momentin, nё Bruksel ekziston një qetësi e “rrezikshme”,pikërisht nё këtë kohё, kur  kriza dhe projektit evropian i katranoset rreziku më i madh nё historinë e Evropës. Euro është vёnë nё shёnjestёr, disa anëtarë janë të plagosur rëndë ose qëndrojnë të ekspozuar ndaj zjarreve të rënda dhe mbrojtësve po i mbaron municioni. Fronti grek , mund të bie nga dita nё ditë. Shumë aleatë frikësohen dhe janë tё mendimit se kjo situate mund tё çojë një kolaps në të gjitha frontet. Megjithatë, institucionet evropiane mblidhen se bashku nё takime të panumërta, konsultime dhe rregullore. “Unë ndihem si një nëpunës në Berlinin e vitit 1945. Puna e qeverisë vazhdon edhe pse lufta po afrohet”, thotë një ambasador. Këtë javë, për shembull, ministrat e punëve të Evropës argumentuan me entuziazëm për buxhetin shtatëvjeçar tё BE-së, deri nё vitin 2020  edhe pse askush nuk e di me siguri se cilët shtete do tё qëndrojnë ende nё këmbë dhe a do tё jetё nё përdorim akoma e njëjta monedhë në shtatë muajt e ardhshëm ose edhe nё javët nё vijim. Nëpër korridore flitet akoma për një fatkeqësi qё na rrethon. Pa këstin e ardhshëm të kredive, Greqia nuk do te jetё nё gjendje për të paguar faturat e saj qё “skadojnë” në tetor. Edhe në qoftë se ajo e kalon këtë test, çfarë do tё ndodhë me vlerësimit e ardhshëm tremujor?  Eurokratёt flasin ende për pasojat e një “copëtimi” tё euros nё tё ardhmen e afërt, (ministri i financave në Poloni ka sugjeruar se një luftë e vërtetë mund të shpërthejnë brenda një dekade). Por tani që tregjet janë duke parashikuar dështimin e Greqisë, askush nuk është duke menduar se si të menaxhojë problemin e euros. Një diplomat i lartë flet për Brukselin, tё cilin sipas tij e  ka mbërthyer paraliza. Ndoshta zyrtarët mendojnë se Gjermania nuk do ti nënshtrohet kërcënimeve tё saj publike, nё lidhje me ndihmën për Greqinë dhe ndërprerjen e fondeve, duke marre parasysh “zhurmat” dhe reagimet e ofruara nga  Kancelaria Angela Merkel, pёr atё fije shprese tё shumëpritur. Ose ndoshta ata i frikësohen edhe një aluzioni  disfate,qё do të nxisë panikun e madh. Disa tё  komandës sё lartë mendojnë se mund të luajnë ende me kohën e mbetur. Nëse Parlamenti gjerman miraton paketën e dytë  tё shpëtimit për Greqinë, nëse fondi për zonën e euros forcohet, nëse monitorimet e ashpra fiskale miratohen nga Parlamenti Evropian, atёherё  situata edhe mund tё vihet nёn kontroll. Dhe vetëm atëherë  kjo mbijetesë mund të ndërtojë besimin e humbur prej kohësh dhe gjërat do tё mund tё marrin rrjedhën e duhur. Pra, për momentin largojini mendimet e errëta dhe kapsulat shpërthyese. Ky nuk është Berlini i 1945-sёs, thonë ata, por Beteja e Britanisë e vitit 1940. Strategët e BE-sё janë tashmë duke përpiluar plane për një kundërveprim. Taktikat qё do tё ndёrrmarin kanё ende kohё për t’u vendosur e venё nё miratim, por objektivi është mёse i qartë dhe Evropa më shumë se kurrë. Hapi i parë është për riorganizimin e komandës. Herman Van Rompuy, kryetar i Këshillit Evropian (që përfaqëson 27 liderët e BE-sё) do të paraqesë një plan të muajit të ardhshëm, që ka gjasa të përfshijë samite të rregullta nga 17 udhëheqësit e euro-zonës. Kjo mund të zhvendosë pushtetit, nga Komisioni Europian i  (shërbimit civil të BE-së) dhe ministrave tё financave drejt krerëve tё qeverisë. Duke marrё parasysh se përfaqësues e tyre, si z. Van Rompuy, kanё shumë për të fituar. Radhën pastaj e ka një lëvizje strategjike, e cila është vendosja e disiplinës më të madhe fiskale e imponuar në disa shtete specifike; e cila është një shtysë për më shumë integrim fiskal. Vendet kreditore duan premtimin për përgjegjësi e mbikëqyrje kombëtare dhe dënime për thyesit e rregullave. Nga ana debitorët kërkojnë solidaritetin reciprok, nëse nuk do tё ketë transferta tё drejtpërdrejta nga të pasurit për të varfrit; atëherë të paktën tё  sigurohen eurobonet pёr borxhin, (komisioni është ende duke studiuar opsionet për këtë çështje). 
Njëra anë kërkon të ndryshojë sjelljen e qeverive, kurse ana tjetër kërkon të lëvizë drejt njё Evrope tё bashkuar. Kjo do të mbizotërojnë fushatën në çdo hap, kur Montgomery dhe Patton argumentojnë nё përparimin e saj. Një pyetje e madhe është, nëse duhen rihapur traktatet e BE-së. A mendoni se euro-zona duhet tё shkojë drejt një shtytje të kufizuar, e cila duhet të miratohet shpejt? Apo duhet të kërkojë një rishikim më ambicioz që do tё zgjasë vite tё tёra? Tregjet nuk ka të ngjarë të presin që BE-ja  tё formoj një kushtetutë dhe debate tё shumta për integrimin e për të negociuar një tekst, vetëm për të parë atë tё marrё vota nё parlamente dhe referendume. Një ide e re është edhe krijimi e  miratimi e i një traktati të vetëm midis 17 vendeve të euro-zonës, veç nga traktatet e tjera tё BE-së. Ky traktat do tё jetё mё i shpejtë e mё i lehtё për tu pranuar, por mё i komplikuar  për tu zbatuar  dhe do të rrisë frikën e përjashtimit tё disa prej dhjetë anëtarëve qё nuk janë pjesё e euros. Disa kanë frikë se kursimi i  euros mund të ndërlikojё dhe “copëtojë” marrëdhëniet midis anëtarëve tё BE-së dhe kryesisht  tregun e saj të vetëm. Ekziston edhe një komplikacion tjetër: A duhet qё “fuqia” ose tё “fuqishmit “ t’i imponojnë vendeve tё tjera drejtimin e ekonomive tё tyre apo duhet t’u thonë tё veprojnë sipas “këshillave” tё Brukselit? Për të përdorur zhargon, vendet e mëdha shpesh preferojnë "ndërqeveritarët", marrëveshjet nga tё cilat ata ndikohen më shumë, ndërsa ato të voglat ndikohen, preferojnë më pak dhe “ngacmohen” nga "Metodat e Komunitetit". Merrni si shembull Holandën, e cila është një shtet agresiv nё anën fiskale, siç është edhe Gjermania. Por një vend i vogël, dëshiron qё komisioni të ketë fuqi imponuese e të mëdha; nga monitorimi i buxheteve tek sanksionet financiare madje dhe nё humbjen e të drejtave të votës dhe anëtarësimit tё euros. Ne nuk kemi votuar për këtë gjë. Përtej euro-teologjive të tilla, ekziston një pyetje më e thellë nё lidhje me demokracinë. Të gjitha mundësitë për integrimin më të madh përfshijë një transferim të sovranitetit që, deri kohët e fundit, pak shtete anëtare do ta kishin pranuar me dëshirë. A është kjo, ajo që qytetarët evropianë dëshirojnë nё tё vërtetë? Eurokratёt ofrojnë përgjigje të ndryshme. Se pari: ata që nënshkruan bashkimin monetar e dinin shumё mirё se do tё ishin tё detyruar tё pranonin integrimin fiskal, kriza thjesht ka nxitur procesin. Se dyti:të gjitha demokracitë janë të kufizuara nga një sistem rregullash dhe ligjesh. Sё treti: kontrolli demokratik është ushtruar me anë të qeverive tё cilat zotërojnë njё ndikim të madh në Bruksel. Aty ku vetot kombëtare nuk ofrojnë zgjidhje, atëherë ekziston edhe Parlamenti Evropian. E gjithë kjo mund të jetë e kënaqshme kur ka të bëjë me ne, duke folur e bazuar nё politikën e konkurrencës. Por kur një shteti i diktohen ligje dhe norma  mbi buxhetet dhe politikat ekonomike, kjo depërton në zemër të qeverive kombëtare. Disa vende janë më të sovrane se të tjerat (por sa  guxojnë tё krahasohen dhe përballen me Gjermaninë?). Parlamenti Evropian është një zëvendës i dobët i legjislaturave kombëtare. Kriza ka ekspozuar dhe krijuar  kontradikta mes bashkimin monetar dhe politikave ekonomike kombëtare. Përpjekjet për të zgjidhur ketë temё, do të shkaktojnë tension midis integrimit evropian dhe sovranitetin kombëtar. Pa legjitimitet demokratik integrimi është i dënuar. Rreziku është se kjo pararojë mund tё mos u paraprije qytetarëve. Para një planifikimi tё përkryer hapat paraprake duhen studiuar me kujdes.

Berlaymont_building_-_european_commission_headquarters