Portugezi tashmë po shijon sezonin e pestë me Djajtë e Kuq dhe është bërë pjesë integrale e tyre, por thotë se ai do të vazhdojë të punojë fuqishëm për t’u përmirësuar edhe më tej.
“Viti i kaluar ishte më i miri, përfundimisht sezoni im më i qëndrueshëm, tash shpresoj që ky do të jetë viti im. Do të jap më të mirën. Nëse jam i gatshëm për çdo ndeshje, jam 100 për qind i sigurt se do të jap më të mirën dhe do t’ia dal mirë për ekipin tim”.
“Ky është një shans i mirë për të treguar se mund t’ia dal më mirë, se jam një lojtar i mirë, me mentalitet të fuqishëm. Gjithmonë punoj fuqishëm për të arritur sukses dhe për të ndihmuar ekipin të fitoj[ tituj”, ka thënë Nani.





