Mourinho ka një marrëveshje në vlerën e një milionë eurove me bankën portugeze dhe paraqitet në një kampanjë të re ku tenton të inspirojë vetëbesimin e publikut lokal, pasi ata po kalojnë nëpër një krizë financiare evropiane.
Ish-trajneri i Chelseat dhe Interit përmend suksesin dhe arritjet e tij në karrierë para se të deklarojë: “Unë jam trajneri më i mirë në botë dhe jam portugez”.
Reklamën e realizuar në gjuhën portugeze mund ta shikoni në vazhdim.





