Gjermani me prejardhje turke ka qenë në formë të shkëlqyer edhe me klubin edhe me përfaqësuesen, dhe vitin e kaluar u nominua për çmimin FIFA Topi i Artë, të cilin e fitoi Lionel Messi.
Matthaus është gjermani i fundit që e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë në botë (në vitin 1991), ndërsa ai mendon se Ozil mund ta fitojë këtë trofe.
Sipas trajnerit të Bullgarisë, transferimi te Los Blancos ia ka rritur edhe më shumë gjasat Ozilit për ta fituar trofeun duke qenë se Real Madridi është klub më i madh.





