Lampard: Dua ta meritoj pagën

Frank Lampard thotë se ai ende synon të jetë një lojtar i rëndësishëm për Chelsean në vitet e ardhshme në mesin e sugjerimeve se ai mund të detyrohet të largohet për shkak të moshës.
33-vjeçari shënoi për Blutë në barazimin e mbrëmshëm 1-1 ndaj Valencias në Ligën e Kampionëve, pasi kishte qëndruar në stol gjatë ndeshjes së Ligës Premier ndaj Swansea.

“Nuk dua vetëm t’i marr paratë dhe të qëndron ulur në stol. Por ju keni respekt për menaxherin dhe respekt për ekipin dhe kualitetin e ekipit të cilin e kemi. Është një ekip i madh dhe menaxheri do të bëjë atë që e sheh si të duhur. Nëse ai dëshiron të sjellë lojtarë të rinj me kalimin e kohës, atëherë unë duhet të pajtohem me këtë”.

“Fatmirësisht, jam në një klub të cilin e dua dhe kam bërë një histori të shkëlqyeshme këtu. Dua të vazhdoj këtë tregim edhe për disa vite të mira, jo vetëm për tash, jo vetëm për disa muajt e ardhshëm”, ka thënë Lampard.

Related Posts: