Konfirmohet aktakuza ndaj Fatmir Limajt



Limaj, padi Qeverisë dhe Kryeministrit



 





 Sipas një njoftimi për media të EULEX-it, gjyqtari i
procedurës në rastin "Kleçka" ka konfirmuar aktakuzën ndaj 9 të
akuzuarve përfshirë edhe aktakuzën kundër Fatmir Limajt. Sipas njoftimit
së shpejti pritet të fillojë edhe procesi gjyqësor që nënkupton se edhe
Limaj do të ulet në bankën e të akuzuarve. Sipas këtij njoftimi nuk
bëhet e ditur se a do të mbahet në arrest Limaj apo ai do të gjykohet në
mbrojtje në liri.

Gjyqtari i EULEX-it Ingo Risch pritet që sot të marrë vendim për
konfirmimin e aktakuzës në "rastin Kleçka". Siç dihet përveç 9 të
akuzuarve të tjerë, pjesë e gurpit të të akzuuarve është edhe deputeti i
PDK-së Fatmir Limaj.


Me konfirmimin e kësaj aktakuze nis zyrtarisht procesi gjyqësor kundër të gjithë të akuzuarve.

Pak
orë pas konfirmimit të aktakuzës, Fatmir Limaj ka folur gjatë për
rastin e tij në emision Interaktiv të KTV-së. Fillimisht ka bërë të
ditur, për herë të parë se po përgatit një padi ndaj Qeverisë së Kosovës
për kërkesën që kjo e fundit i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese në
sqarimin e imunitetit të deputetëve. "Qeveria e Kosovës e ka bërë një
veprim jo kushtetues. Koha do ta dëshmoj dhe unë do ta dëshmoj. Nuk do
ta lë këtë të heshtur dhe shumë çështje të tjera që kanë ndodhur", ka
thënë Limaj. Ai më tej ka shtuar se "nuk e di arsyen pse e ka bërë
qeveria këtë, për marketing politik apo presione politike".


Ai ka paralajmëruar bërjen publike të fakteve, emrave e individëve që
i kanë konstruktuar të dyja rastet kundër tij, atë të MTPT-së dhe për
rastin Kleçka. "Ka fakte. Në të dyja rastet. Janë top personalitete,
edhe ndërkombëtare e vendase. Nuk do ta kursej askënd. Me të filluar
gjykimi do ti bëj publike". ka shtuar Limaj.



Ish Komandant Çeliku duke u shprehur i sigurt në fitoren e
drejtësisë, ka thënë se me kohë do ta dëshmoj se lufta e Ushtrisë
Çlirimtare ka qenë e drejt dhe ky rast nuk është asgjë tjetër pos një
fabrikim për interesa politike.



Kritika të forta, Limaj ka drejtuar ndaj kryetarit të PDK-së, Hashim
Thaçi që e ka bërë jo funksionale Partinë Demokratike të Kosovës. " PDK
qe 11 muaj nuk funksionon. Që prej përfundimit të zgjedhjeve. Pyeteni
kryetarin" ka thënë nënkryetari i PDK-së, Limaj.