Kaka: Besimi po kthehet falë bashkëlojtarëve

Kaka është i bindur se ai është duke u rikthyer në formën më të mirë pas golit të shënuar ndaj Zaragozës, duke thënë se bashkëlojtarët po e ndihmojnë ta gjejë formën më të mirë.

“Një performancë e tillë të jep besim. Të kesh besim të tillë nga ndeshja e parë e kampionatit është me rëndësi në mënyrë që të kesh vazhdimësi, të luash më shumë minuta dhe gradualisht të arrini në formën optimale”.



“Bashkëlojtarët po më ndihmojnë shumë. Ata e bënë këtë edhe kur ishin gjërat më vështirë për mua dhe ata janë të lumtur tani që gjërat po rregullohen. Motivohem shumë kur shoh bashkëlojtarët që më duan”, tha Kaka.