Mediat italiane kanë raportuar se Interi do ta transferojë gjatë janarit Lavezzin, pasi që marrëveshja për kalimin e Pandev te Napoli e garanton këtë. Sidoqoftë, kështu nuk mendon Paolillo.
“A është marrëveshja për Pandevin e lidhur me Lavezzin? Unë refuzoj të komentoj mbi këtë. Marrëveshja për Pandevin është arritur për shkak të marrëdhënieve jashtëzakonisht të mira mes dy klubeve”, theksoi Paolillo.





