Sulmuesi suedez morri një goditje në prag të ndeshjes së Ligës së Kamionëve kundër Barcelonës javën e kaluar dhe kaloi ditët e tij të rikuperimit në vendlindje duke.
Ibrahimovic është rikthyer në Milano të hënën dhe rikuperimi i tij është duke shkuar më shpejt se që është pritur. Ai nuk do të jetë pjesë e takimit të së mërkurës kundër Udineses, por mund të bëjë një paraqitje si zëvendësues gjatë vikendit ndaj Cesenas.
Massimiliano Allegri shpreson ta ketë të gatshëm Ibran për 11-shen startuese në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Viktoria Plzen që zhvillohet më 28 shtator.
Ndërkohë Filippo Inzaghi mund të përfshihet në ekip për ndeshjen e mesjavës kundër Udineses.