Rossonerët fituan titullin e parë në kampionat që nga vitit 2004 dhe gjatë verës e kanë përforcuar ekipin me lojtarë si Philippe Mexes, Taye Taiwo, Stephan El Shaarawy dhe Alberto Aquilani.
Ibrahimovic luajti një rol kyç në suksesin e Milanit sezonin e kaluar, kur shënoi 14 gola dhe ndihmoi me 11 asistime në 29 paraqitje në ligë dhe mezi pret fillimin e sezonit të ri.
“Ne ende jemi favoritë, jemi forcuar në këtë afat kalimtar. Jemi më të mirë se që ishim në sezonin e kaluar. Jam i lumtur me gjithë nënshkrimet që kemi bërë”, ka thënë 29-vjeçari për La Gazzetta dello Sport.
Milani fillon sezonin e ri sonte kur pret në fushë vendore Lazion.





