Elita e futbollit gjerman vitin e fundit ka tejkaluar Serie A në koeficientët e UEFA-së, dhe aktualisht është shumë afër La Ligës dhe Ligës Premier. Megjithatë, Hoeness mendon se Bundesliga nuk mund të konsiderohet inferiore ndaj elitës angleze të futbollit.
"Ne aktualisht jemi numër dy prapa Spanjës. Italia, ne i kemi lënë ata shumë prapa nesh; Anglia, ne jemi afër t'i lëmë prapa. Bazuar në shkallën e plotë, edhe sot do ta konsideroja Bundesligën si liga më e fuqishme në botë", ka thënë Hoeness.