Robben aktualisht nuk është i gatshëm për lojë për shkak të një lëndimi, por trajneri gjerman shpreson se anësori do të arrijë të kthehet në kohë për ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Villarrealit, që zhvillohet javën e ardhshme.
“Një Arjen plotësisht i rikuperuar është i aftë ta rregullojë ndeshjen vetë. Natyrisht ne kemi nevojë për të, veçanërisht në ndeshjet e vështira të Ligës së Kampionëve”.
“Megjithatë, çdo lojtar te Bayerni është i rëndësishëm, pasi ne jemi një klub shumë ambicioz. Merreni Thomas Muller për shembull, i cili bëri një performacë të klasit botëror për Gjermaninë kundër Austrisë”, ka thënë Heynckes.





