Hamsik: Ende nuk kemi arritur asgjë

Mesfushori i Napolit, Marek Hamsik, ka thënë se fitorja 2-0 ndaj Villarrealit nuk do të thotë asgjë, nëse ata nuk vazhdojnë më tej me fitore.
Sllovaku shënoi golin e parë në ndeshjen e mbrëmshme të grupit A, para se Edinson Cavani të dyfishojë epërsinë me anë të një goli nga pika e bardhë.

“Ne jemi shumë të lumtur. Napoli nuk ka luajtur në këtë garë për shumë vite. Ne jemi shumë të fuqishëm, por ne duhet të vazhdojmë më tej me fitore. Vetëm me vendosmërinë e duhur ne mund të vazhdojmë t’ia dalim mirë. Për momentin ne nuk kemi arritur asgjë, pasi ende janë edhe katër ndeshje të mbetura”, ka thënë Hamsik për Sky Sport.