Këto komente të Guardiolës vijnë pas fitores 5-0 ndaj klubit bjellorus, BATE Borisov, në Ligën e Kampionëve, që ishte fitorja e dytë radhazi e Barcës me të njëjtin rezultat, pas fitores ndaj Atletico Madrid në vikendin e kaluar.
"Shpresoj ata të mos e humbin shpirtin garues të cilin e treguan të mërkurën, dhe kjo e ka karakterizuar ekipin për një kohë të gjatë... këtë shpirt e kam parë për vite të tëra".
"Kjo është e ngulitur në ta. Unë jam shumë i bindur se ata e ndjejnë. Nuk ka rëndësi nëse ne fitojmë ose humbasim, por ne gjithmonë duhet të vazhdojmë të bëjmë të njëjtat gjëra", ka thënë Guardiola.





