Gasol, i cili i ka ndihmuar kombëtares së tij për t’u shpallur kampion bote (2006) në Japoni, si dhe në Eurobasketin e vitin 2009 në Poloni, ka thënë se Spanja shkon në Londër me një qëllim të vetëm.
“Olimpiada e ardhshme është qëllimi ynë. E dimë se është vështirë për ta fituar atë turne, por kemi pritje të mëdha”.
“Do të jetë vështirë të mposhten amerikanët, ky është fakt, por në Londër shkojmë të garojmë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Gasol.