Holanda shënoi plot 11 gola ndaj San Marinos në atë që përbëu fitoren më të lartë në histori të kombëtares holandeze. Sigurisht rezultati përfundimtar i takimit ishte 11-0 ku hettrik shënoi Robin Van Persie, dy gola
Wesley Sneijder dhe dy gola Klaas-Jan Huntelaar.
Mesut Ozil ishte i pa ndalshëm në takimin ndaj Austrisë të cilin Gjermania e fitoi me rezultat të lartë 6-2. Ozil realizoi hettrik në këtë takim, krahas golave të Podolskit, Schurrles dhe Mario Gotzes.
Italia shënoi fitore minimale në transfertë te Ishujt Faroe me golin e vetëm të shënuar nga Antonio Cassano, të cilin e ndihmoi Andrea Pirlo.
Wayne Rooney shkëlqeu në fitoren e lartë të Anglisë në takim ndaj Bullgarisë, duke shënuar plot dy gola në sfidën që përfundoi që në pjesën e parë me rezultat 3-0.
Edhe Poortugalia shënoi fitore të lartë në transfertë te Qipro me dy golat e Cristiano Ronaldos dhe një asistim nga ylli i Real Madridit. Ky takim u vendos vetëm në minutat përfundimtare, ku u shënuan tri gola.
Të gjithë favoritët e lartpërmendur i kanë punët mirë nëpër grupet e tyre dhe nuk rrezikojnë të mos kualifikohen.





