Ky fillim sezoni në Serie A është treguar shumë i ekuilibruar dhe i paparashikueshëm me ekipet si Roma, Milan dhe Inter që kanë shënuar fitoret e para vetëm në javën e katërt.
“Kam kuptuar se në Serie A çdo ekip mund të mposht secilin. Atalanta është rivali ynë i ardhshëm dhe ata do të ishin në maje të tabelës po të mos ishte ndëshkimi prej gjashtë pikësh. Ata janë një ekip i fuqishëm dhe ne do të duhet të japim më të mirën, ashtu që fansat tonë të festojnë”, ka thënë Enrique.





