Riccardo Meggiorini kaloi vendasit në epërsi pas asistimit të Andrea Mazzaranit (38’) dhe me epërsi minimale u mbyll gjysma e parë.
Ndërhyrja e Andrea Ranocchias në Takayuki Morimoton u ndëshkua me penalti, ndërsa i saktë nga pika e bardhë ishte Marco Rigoni (86’).
Pas një gabimi të mbrojtjes vendase, Esteban Cambiasso i dha shpresa Interit për barazim (89’), mirëpo me golin e dytë personal në ndeshje, Marco Rigoni i dha fund takimit (90’).
Portën e Novaras në këtë ndeshje e mbrojti portieri shqiptar, Sajmir Ujkani, i cili u mposht vetëm një herë.