Me golat e Stephan Lichtsteiner, Simone Pepe, Arturo Vidal e Claudio Marchisio, Bianconerët fituan kundrejt një goli të shënuar nga Sebastian Giovinco.
“Duhet t’i falënderoj të gjithë tifozët tanë, ata na mbështetën gjatë gjithë ndeshjes dhe na dhanë shtytje të madhe. Ishte fillimi për të cilin shpresonim”, u ka thënë Conte gazetarëve dhe më pas i ka uruar edhe të zgjedhurit e tij për këtë fitore të rëndësishme.





