Cambiasso i kënaqur me fitoren ndaj CSKA-së

Mesfushori i Interit, Esteban Cambiasso, thotë se ata ishin përgjigjur mirë në fushë në ndeshjen në udhëtim kundër CSKA Moskës, në të cilën Interi fitoi me rezultat 3-2.
Argjentinasi ka thënë se pasi Nerazzurët kishin dy gola avantazh, nuk është dashur të lejojnë pranimin e një goli që në pjesë të parë.

“Po të ishim në gjendje ta ruanim avantazhin 2-0 në pauzën mes pjesëve, ndeshja do të ishte shumë më ndryshe, mbase ne do të kishim shënuar edhe një gol dhe do të ishim në gjendje ta zgjidhnim pa probleme. Nuk doli kështu, por ne kishim një përgjigje të shkëlqyeshme”, ka thënë Cambiasso.

Related Posts: