Fabregas u rikthye te Barcelona më herët gjatë kësaj vere pas tetë vitesh me Arsenalin. Dhe nuk ka humbur kohë për të treguar ndikimin e tij në Camp Nou duke shënuar gola po thuajse në çdo ndeshje.
“Fabregas ka bërë një punë të shkëlqyeshme për ne dhe tashmë i ka dhënë një kontribut të madh ekipit. Vërtet është nder të luaj krahas tij. Ai dhe Lionel Messi janë një dyshe e shkëlqyeshme në fushë dhe ata kanë një lidhje të mrekullueshme”, ka thënë Alves.





