Holandezi porsa është kthyer nga një lëndim që e mori gjatë përgatitjeve parasezonale, ndërsa gjatë stërvitjeve të të enjtes ai e ka lënduar ligamentin e përparmë të gjurit të majtë, dhe rikthimi i tij pritet në muajin prill.
Për ta rregulluar problemin, 25-vjeçari duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike.
Afellay i bashkohet Andres Iniestas dhe Alexis Sanchezit në listën e të lënduarve te Barca.





