Zyrtare: Oxlade-Chamberlain lojtar i Arsenalit

Arsenali ka kompletuar transferimin e parë serioz për këtë afat kalimtar veror, me mesfushorin Alex Oxlade-Chamberlain që ka kaluar nga Southamptoni te Arsenali për 12 milionë funte.

17 vjeçari është një prej mesfushorëve më me prespektivë në Angli, kurse transferimi i tij automatikisht do të thotë se Cesc Fabregas është lojtar i Barcelonës, pasi Oxlade-Chamberlain luan në të njëjtën pozitë, madje është shumë më i shumëanshëm – ai mund të luajë në çdo pozitë që ekziston në mesfushë pa ndonjë problem.



Kalimin e Oxlade-Chamberlain natyrisht se e lëvdoi Arsene Wenger, i cili pati vetëm fjalë të mira për të riun, duke thënë se ai di ta lexojë lojën dhe ka pasime vdekjeprurëse.