Zanetti: Na duhet kohë për t’u adaptuar

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, ka thënë se ekipit do t’i duhet kohë për t’u përshtatur me sistemin 3-4-3 të trajnerit të ri Gian Piero Gasperini.
“Në pjesën e parë, ne luajtëm shumë mirë, sidomos në fillim. Më pas kemi qenë në konfuzion, sidomos në pjesën e dytë”.

“Sidoqoftë, është mirë dhe nuk është problem nëse ndodh dhe vjen këtej pari te një ekip si Interi. Këtë vit do të bëjmë diçka të re. Për t’u përshtatur me taktikat e reja të Gasperinit, na duhet pak kohë”, precizoi Zanetti.