Walcott: Me rëndësi që nuk pësuam gol

Theo Walcott thotë se fitorja 1-0 ndaj Udineses në Ligën e Kampionëve u ka dhënë atyre një fuqi shtesë për ndeshjen e kthimit që zhvillohet në Itali javën e ardhshme.

Goli i Walcott i shënuar në minutën e katërt ishte i mjaftueshëm për t’i dhënë fitoren Arsenalit, edhe pse italianët keqpërdorën disa raste në të dyja pjesët.



“A na ka dhënë shtytje fitorja? Sigurisht, por gjëja më e rëndësishme është që ne nuk pranuam gol dhe mbrojtja ishte e qëndrueshme edhe njëherë, sikur gjatë vikendit”.



“Është mirë të shënosh gol, por ata janë një ekip i fuqishëm dhe ne do ta kemi të vështirë të shënojmë atje, por ne besojmë se nëse luajmë të njëjtin futboll, ne mund të nxjerrim rezultat të mirë”, ka thënë Walcott.