CookingFood.Org
The best kitchen recipe food cooking tips easy dinner ideas online today.
Home
Business
Internet
Market
Stock
Downloads
Dvd
Games
Software
Office
Parent Category
Child Category 1
Sub Child Category 1
Sub Child Category 2
Sub Child Category 3
Child Category 2
Child Category 3
Child Category 4
Featured
Health
Childcare
Doctors
Uncategorized
Home
» » Vonë mësova. . . kur unë përgatitesha, rrugën e mërgimit....
Vonë mësova. . . kur unë përgatitesha, rrugën e mërgimit....
Zana Hakani
Përjetësi!
(Rekuiem kushtuar Bilal Xhaferrit)
Shkruajnë . . .
Tretur je,
përtej oqeanit,
Atje tutje,
në dhe të huaj,
kur shpresa,
lehtazi po ulej nga retë,
e ndoshta,
në hapësirën e qiellit,
Shpirti yt i trazuar,
endej i vetëm, i paqetë. . .
Thua pate dikë pranë,
dy fjalë të ëmbëla,
të t’i thoshte,
Në të mjaltën,
gluhën tënë,
zëmrës tënde të lënduar,
t’i këndonte.
Shpirti yt i malluar
nga pritja e gjatë e pafund
si kometë ju sul universit
Tokën e Lashtë të prekte dikund
Në gazetë të shoh sytë e menduar,
që u mbyllën pa parë Çamërinë
përfytyroj shpirtin tënd endur reve
Pa shijuar dot as Shqipërinë!
A munde,
Tëndes Shpresë vallë,
sado pak t’i afrohesh,
atje larg. . .
në dhe të huaj
Tëndes Endërr ,
t’i përkushtohesh?
Apo,
në kërkim të pafund . . .
i pashpresë,
nëpër qytete u ende. . .
Duke fort ëndërruar,
për tokën,
ku Adami dhe Eva,
Çamët e bekuar krijuan!
Dasmën,
kurrë s’munde ta shijoje,
s’e kokën prapa
gjithmonë se ç’e kisht. . .
E ajo,
e nëmura dasmë,
Rininë të vodhi ,
tinëzisht !
Në një martesë,
jozakonore,
ti padashur u vlove,
Brezit tënë të ri,
emrin,
Ergys,
pas ja përçove,
Amanet e le,
Tokën e Lashtë të kujtonin,
si një të thellë rrënjë
kurrë të mos e harronin.
Çdo herë që,
tim bir,
Ergys e thërras
Ti,
në hapësirën përqark,
I trazuar,
lëviz,
si një e re e bardhë
Librin tënd me fanatizëm
për vite e kam ruajtur
krah librave të mij
më të preferuar.
Kometë e shqetësuar,
që s’gjete kurrë qetësi. . .
u shuajte diku,
larg, në një skaj të qiellit,
Ndërsa,
Grimcat e shpirtit tënd
kudo u shpërndanë
për tu bashkuar sërish,
nën rrezet a arta të diellit.
Një pyetje bëj nën zë
për të tënden banesë të fundit,
që dikush . . .
Eshtrat e pareshtura,
dikur,
të t’i mbledhë. . .
E trishtimin ,
fshehur thellë në to,
në tokën e endërruar,
një ditë, të t’a sjellë
Dhjetor, 1991
Post scriptum
(1995)
Vonë mësova. . .
Kur unë përgatitesha,
rrugën e mërgimit
të merrja vetë,
librin tënd të paketuar,
midis gjërave më të vlerë,
Që në një banesë tënë
të fundit
Pranë Butrintit të bukur
Eshtrave të tua,
Prehje e përjetëshme,
më në fund,
u ishte ofruar . . .
Email This
BlogThis!
Share to X
Share to Facebook
← Newer Post
Older Post →
Home
Popular
Tags
Blog Archives