Sneijder nuk shkon te City

Manchester City dhe Interi kanë mohuar spekulimet e La Gazzetta dello Sport se ishte bërë një ofertë për mesfushorin holandez, Wesley Sneijder.
27 vjeçari ka qenë i lidhur ngushtë me një kalim në Ligën Premier gjatë verës dhe përkundër faktit se është pranë Unitedit, një kalim te City është hedhur kategorikisht poshtë.

“Nuk ka negociata për të. Unë e kam thënë dhe po e përsëris, nuk ka negociata për të”, theksoi Ernesto Paolillo, drejtori i Interit teksa Nerazzurët janë duke ‘vajtuar’ pas disfatës së dhimbshme në Superkupë ndaj Milanit.