Sneijder: Interi dëshiron të më shesë

Wesley Sneijder është i bindur se ai do të shitet nga Interi në ditët në vazhdim.

Sneijder, i cili është cak i dy gjigantëve anglez, Manchester United dhe Manchester City, refuzoi të flasë për mediat italiane pas disfatës 2-1 në Superkupën e Italisë nga Milani, por ka pranuar të flasë për ato holandeze.



“E di vetëm se Interi ka nevojë për para dhe unë mund të largohem nëse një ofertë e duhur arrin. Kam pesë ditë pushime pas miqësores së të mërkurës kundër Anglisë dhe shpresoj se rasti i të ardhshmes time të qartësohet gjatë kësaj kohe”.



“Jam krenar që dëgjoj se edhe United edhe City janë të interesuar për mua, por deri tash nuk kam pasur kontakte me asnjërin klub. Sa i takon të ardhmes time, kaq mund të them”, ka deklaruar Sneijder.