Klubi nga San Siro filloi sezonin me fitore 2-1 ndaj Interit në Superkupën e Italisë, por Silva nuk është i kënaqur me vetëm këtë trofe dhe dëshiron të fitojë edhe Serie A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve gjatë sezonit të ri.
“Nuk po bëj shaka kur them se ky ekip i Milanit mund të fitojë gjithçka. Ne tashmë kemi fituar një trofe, por ka edhe tre që na mungojnë. Milani mund ta fitojë Ligën e Kampinëve, por po ashtu edhe ekipet si Barcelona, Real Madrid dhe Manchester United”.
“Ne kemi një ekip shumë të fuqishëm, dhe jemi më shumë se sa autsajder. Ne kemi treguar se pse jemi më të mirët në Itali me atë rikthim kundër Interit. Po ashtu dua ta fitoj Kupën e Italisë këtë sezon. Ju duhet gjithmonë të keni ambicie për të fituar nëse luani futboll”, ka thënë Silva për La Gazzetta dello Sport.
Milani fillon sezonin e ri 2011/12 në Serie A me ndeshjen e 27 gushtit kundër Cagliarit.