Reali transferon ‘Messin e ri’

Leonel Angel Coira Real Madridi beson se ka transferuar Lionel Messin e ri, shtatëvjeçarin nga Argjentina, Leonel Angel Coira.

Trajneri i juniorëve të Real Madridit, Rafael Gabaldon konfirmoi për Ole dje se Los Blancos kanë transferuar Coiran, i cili bëhet transferi më i ri i huaj në histori të klubit.



Coira tashmë ka filluar të krahasohet me superyllin e Barcelonës, Lionel Messi, ndërsa ai zgjodhi klubin mbretëror para rivalit Atletico Madrid.