Skuadra turke dëshmoi që në fillim se kishin ardhur për fitore, duke shënuar në minutën e 10-të të takimit me anë të Selçuk İnan.
Por, në vazhdim mbretërit morrën lojën nën kontroll dhe pas disa rasteve goli erdhi në minutën e 33-të, pas një krosimi nga Xabi Alonso të cilin e shfrytëzoi mirë Sergio Ramos.
Cristiano Ronaldo, Carvalho, Ozil, Benzema dhe Albiol u futën në vend të Callejon, Pepe, Higuain, Varane dhe Kaka pas pushimit të pjesës së parë.
Në minutën e 49-të Benzema shënoi, por referi anuloi golin për shkak të një pozicioni jashtë loje i cili nuk ekzistoi. Sidoqoftë, francezi i cili po kalon në një formë të shkëlqyeshme, pas vetëm një minute pas anulimit të golit, shënoi përsëri duke ia siguruar fitoren Realit





