Pikëtakim ‘Rruga e Arbërit” numër 2011-të




Nga Drite Ademi





 Basel CH,Zvicër 







image 











Zbardhur erdhi mëngjesi sot,


Rrezet e Diellit pëshpërisin


                         Udhëtimin...


                                           ...matanë bregut...


Portat hapur


                 Kali i Bardhë pret urdhërin e Zotit


                                                Uratën prej Qiellit...


Pikëtakim:


             “Rruga e Arbërit” numër 2011


Dasma:


          Tek “Kulla e Gjergjit


Do të bëhet kanjushe,


Më the...


              Mos harro


... dhe dymijë e dymbëdhjetë pranverat aty do të celin!





Lumenjtë


            ...tok me ne vallen


... do të hedhin


Deri në Jon!


Kënga e malli


Atë ditë do të jehojnë


Deri në Prizren e Janinë...


                       ... e një kupë të Qiellit


Unë Teutë me lule dafine


Cep më cep oborrin shtruar...


Kurorë imazh Ilirie...


... e ti Yllo...


Xhamadan amanetin e Dymijë e Dymbëdhjetë brezave!


Në sy të Shqipes


.... Pikëtakim “Rruga e Arbërit” numër 2011-të!