Oxlade-Chamberlain: Krenar që do të luaj për Arsenalin

Përforcimi i ri i Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain, thotë se ai është krenar që do të luajë për një klub të klasit si Arsenali.

Mesfushori, i cili do të mbushë vetëm 18 vjet javën e ardhshme, dje kompletoi transferimin e tij te Arsenali pasi dy klubet arritën marrëveshje të vlefshme 12 milionë funte për transferimin e tij.



“Jam i ngazëllyer që i bashkohem Arsenalit. Është një klub fantastik dhe vërtet mezi pres mundësinë për të luajtur futboll në nivelin më të lartë. Arsenali ka një menaxher të shkëlqyeshëm te Arsene Wenger, lojtarë të kualitetit më të lartë dhe një stil atraktiv të lojës. Këto të gjithë kanë qenë faktorë që unë të nënshkruaj për Arsenalin”.



“Jam krenar që i bashkohem Arsenalit, por po ashtu do të doja të shfrytëzoj mundësinë për të falënderuar çdokënd te Southampton për ndihmën e tyre dhe mbështetjen gjatë hapave të parë të karrierës time, për të cilën gjithmonë do të jem falënderuese”, ka thënë mesfushori.



Oxlade-Chamberlain iu bashkohet Topçinjve pas një sezoni të shkëlqyeshëm në stadiumin St Mary ku luajti rol kyç në promovimin e Southampton nga League One (kategoria e tretë) në Championship (kategoria e dytë në kampionatin anglez).



Ai shënoi 10 gola në 41 paraqitje në ligë para se të votohet si lojtari më i mirë i vitit në League One.

Related Posts: