Arra e Madhe e Bacellinjve Në një cep të avllisë, Disa metra përmbi rrugë, Ngrihet hijerëndë Arra e Madhe. Degët e saj kapërcejnë rrugën, Kapërcejnë vitet, Prej andej zgjatin kokën si sorkadhe. Lindjet, martesat, makar edhe vdekjet, Luftrat, hallet, gëzimet; gjithë ç'kanë Bacellinjtë, I di vetëm kjo Arrë e Madhe, Prej qindra vjetësh, M' e mira dëshmimtare.
Dëndur shkoj tek kjo Arrë, Bije në gjunjë dhe i falem Si nje stërgjyshe hallemadhe. Prej saj, arra kam ngrënë unë, Ka ngrënë babai, gjyshi... Që të gjithë Bacellinj. Sigurisht, Do hanë djemtë, Ndoshta dhe nip-sternipët e mij.
Arra e Madhe na mbledh të gjithëve, Të vdekur-të gjallë, brënda kaçkave të saj Si thelpinj, ca të mirë e ca të liq Por që të gjithë Bacellinj.
Kur me vdiq babai, e besoni? Arra lëngoi njëlloj si unë. Kaçkat e saj, atë vit u thanë, U t'kurrën, u bënë si thana, Prodhimin dështuan, Frut nuk dhanë! Edhe at'herë, Arra qau e mbytur në lotë, Kur shtëpia jonë u dogj tri herë, Dhe u zhduk pa farë e nishan!
Tashti Arra e Madhe e Bacellinjve, Me shtëpinë time më ngjan! Kur më merr malli për strehën, Te vdekurit apo të gjallët Bacellinj, Në çantën e mëndafshtë kërkoj, Këtu në New York-un plot halle, Të qëruarët thelpinj, Të Arrës së Madhe.
Qetësia
Një pyll që rritet s'bën kurrë zhurmë, pylli që pritet bërtet e rënkon shumë. Një Yll i patrazuar vetëm ndriçon, ylli që këputet në qiell, frikë lëshon.
Qetësia është ajo që shkëlqen njerinë, është ajo që zbukuron tërë gjithësinë.
Buzëqeshja Turivarur ecja rrugëve të Tiranës, Gogol dukesha si në një të keqe ëndërr... Pa pritur, një e bukur buzë Lanës Më dërgoi një buzëqeshje të ëmbel.
Buzëqeshja më ‘infektoi’ shumë keq, Nuk isha më Gogol por Princ i bukur. Më pas, të gjithë i ‘infektova’ për dreq Dhe ecja rrugëve vetëm për tu dukur!
Më jepni!
Më jepni një levë o miq Dhe një pikë jashtë tokës E do të bindeni kush jam, Jam ngritës' i tërë botës!
Më jepni o miq dashuri, Të jem mbret s'dua votën, Dashuria juaj do më bëjë Të ndryshoj tërë botën! Në prehrin e Nënës
Nëse mbështes një çast kokën Në prehrin e nënës magjiplotë, Ndihem sundimtar në tërë botën, Parajsën përjetoj për jetë e motë! Zëri* (Martirja Neda Soltani) Plumbi diktator s’ti ndal dot’ Zërin edhe sytë. Bota dallgëzon në lotë, Për ty pikojn’ yjtë.
Zëri jot s’ndal në fluturim, Shtrihet përmbi retë. Buçet, buçet, ai për zgjim, Tamam një trumpetë!
Ne të lutemi të gjithë, Zërin mos e fikë! Me zërin tënd ne do mposhtim Skllavëri e frikë! *Neda në gjuhën perse do të thotë, Zë Nënë!
U bëm’ në të njëtën kohë, un’ bir e ti nënë, Bashk’ u ngjizëm nga një frymë, prej një Zoti dhënë. Po atë ditë prej teje, yt shoq u bë im at’, unë mes jush, përgjithmonë një urë e artë!
Në prehrin e Nënës
Nëse mbështes një çast kokën Në prehr t’ nënës magjiplotë, Jam sundimtar n’tërë botën, Parajsor e fuqiplotë!
Vallja e Nënës
Mu rritën krahët, të ika nënë, S’jam më zogthi jot i vogël, Dikur nga foleja të pati rënë!
Nëpër botë duke çukitur, U lodha nënocka ime, Ja, tek tu ktheva përsëri. Të gjeta siç të lashë, Ulur në qoshen ku rrija, Duke gdhëndur në shpirt Të gjitha mungesat e mija.
Kur më pe në derë, Shqipe u ngrite në këmbë, Përzure vetmi dhe halle, Flatrat hape si shami, Duke thënë, “Bir i nënockës! Eja të hedhim valle!
Mbi tavolinë është një gotë me ujë qelibar; Njëri më tha, “gota është përgjysmë plot.” E mbajta mik, Tjetri tha, “gota është përgjysmë bosh.” E përzura armik, I treti, “gota është gjysmë bosh e gjysmë plotë.” E bëra llogaritar. Njoh Zotin
Nëse dua të njoh ty Zot, Provoj të njoh veten time. Çdo fëmijë i ngjet të zot Qoftë edhe një thërrime.
Prandaj se shaj veten kurrë Se s’dua të shaj ty o Zot. Nëse s’je kënaqur nga un’ Mos më bëj me faj të kotë!
Çdo gjë vjen dhe ikën...
Djelli nuk shkëlqen çdo mëngjez, një re nuk mund të jetë gjithë ditën, një dashuri është një gjethe me vesë, vjen në Pranverë e në Vjeshtë ikën.
Gjërat vijnë dhe ikin në pafundesi, këtë të lutem mos e harro e dashur ti.
Nju Jork, prill 2009 |
| Zemra Prindërore (Drejtuar fëmijëve)
Kur ju ndiheni keq o të vetmuar, Kur mëkati mbërthyer ju mban, Kur të gjithë ju kanë harruar Cila zemër për ju veçse qan?
Kur ju trembeni në gjumë, Kur jeni të mërzitur o të sëmurë, Kush gëdhin netët në gjunjë Pa u mundur nga gjumi kurrë?
Kur beheni të këqinj e të pastisur, Kur përbuzni gjithçka pambarim, Kur edhe miqtë i'u kanë braktisur Kush thotë, "ai eshte femija im"?
Askush në botë s'ju do më shumë Se prindi që ju ka sjellë në jetë! Prindi ju bëhet çadër edhe gunë Në stinën përvëluese apo në qamet! Puthja e Fundit
E c’vlen ta kujtoj puthjen e pare Kur aromen e saj se ndjej me dot, S’djej me as perveluesin prush-zjarr, Hic fare se kujtoj aspak sot?!
Gjithecka eshte vjeteruar, Peng i asgjeje me s’ka mbetur, Nuk ndihem me i dashuruar, Lezet i puthjes diku eshte tretur.
Ate qe para mendjes me kalon Eshte kotesia qe un’ kam sot, Lumturia e shkuar me mundon, Vetem tisi i saj eshte i plote.
Provoj buzet e puthjes ti fshih Nga ky dreq tis i mallkuar Po ai me futet thelle ne gji Pak nga pak duke me roberuar.
Lutem e bie ne gjunjet qe dridhen, Qaj e qaj ze mekur ne brendesi, Me lote hidherimi qe vidhen Sic qan jetim' i gjore femi…
Pastaj befas nje pyetje me shkrep, Te jete kjo shemti e pleqerise Qe si hajdute nga pas mu qep Duke me dhene per dite te sajen sise
Pergjigjen me mund e jap po vete, I sigurte pa asnje lloj dyshimi, Mendoj se puthja e fundit do te jete Melhem i saj eshte si krimbi. Enigma e Gruas! "Shpesh herë gruaja ndërron, Është i marrë kush i beson." Hygoi i madh thoshte përherë e mezi martua vetëm njëherë!
"Mjedisi ku jeton ti o grua është tepër i helmatisur. Ik tutje se unë s'të dua, laneti qoftë përherë me ty!" Thoshte Tolstoi i madh dhe me këtë bindje i rrethuar plot me gra, vdiq beqar!
"Nga kafshët e egra ti o grua je më e dëmshmja..." Do të thoshte Zhak Russo dhe natën rrinte me orë të tëra duke përgjuarë sokakëve si UFO. Filozofi plak psherëtinte: "S'te dua..." Ndësa në dorë ai mbante një lak që gjuante 'kafshë' me emrin grua!
Dhe Shekspiri i famshëm do të bërtiste gjatë: "Tradhëti, e ke emrin grua!" Për gra do të vriste me imagjinatë; qindra djem te rinj, Do t'i therrte si kafshet na katua Para vdekjes ata do t'i bente t'i betoheshin gruas: "Edhe në varr do të dua!" Foleza ime
Atje n’ Korçë, varur në një degë plepi, Gjendesh ti moj foleza ime e vjetër. Strehëz brinjëshqyer, ti zgavër e një djepi, Të ndreqesh folez’, s’pranon asnjë zog tjetër !
Në fluturimin e pandalshëm rreth botës, Folez’ e dashur më kujtohesh vetëm ti ; Bar lëndine ku thura kurorën e kokës, Ku luftoja zbathur vetëm për Kuq e Zi!
Folez’ e dashur, do vij dhe ikë prapë, S’të le të shkatërrohesh, të kam vesh’ e sy! N’u pengofsha a dikush të më bëjë zap, Zotit i lutem, ma sjelltë shpirtin tek ty!
Jam fshatar
Zbukurim’ im s’gjendet në qytet; Si fshatar kam shum’ favorizime, Livandoja, ah, më vjen nga retë Dhe pudrën e prodhon toka ime.
Me kollaron mbaj për dore kalin Krekosur vij vërdallë fshatit tim. Mos ma qani miq e shokë hallin E kur punoj natën deri n’ agim!
Made in Paris, London, shkel me këmbë, Kozmetikë të klasit të parë! S’ka si puthja e Natyres-Nënë. Le të ngelem për jetë një fshatar!
Të jap shpirtin
Nëse të jap zemrën, mund t’ja falesh dikujt tjetër, Nëse të jap sytë, mund të shohësh një mik të vjetër, Nëse të jap buzët, mbase ti puth dhe armiku im, Nëse të jap poezi, mund t’mos u hedhësh asnjë sy Por, nëse të jap shpirtin në një të bukur agim Besomë, unë do të jetoj përgjithmonë tek ty!
Dashuria
Është fllad aromatik, Puhizë në agim. Kopsht zemër djegur, Frymë ëndërrimtare, Në shpirtitin plot’ shkëlqim.
Është një çmënduri, Një përplasje yjesh, Diejsh, hënash bashkë, Në simbiozën që thith Ujë, prush e flakë. Maska e Pushtetit
Vendosim një maskë, Vetëm sytë mbajmë jashtë. Turrmës seç ja hedhim, Dotë s’na sheh në fytyrë! Pastaj gatuajm’ krimin, Pa emër, trup e gjymtyrë…
Në krim s’kemi gisht, Bëjm’ para turmës betimin Publikisht, pa maskë, Më pas shpallim amnistimin! |
|