Nga Dirk Vandewalle (Foreign Affairs) Në një kohë kur rebelët libianë kërkojnë ta zbresin nga pushteti Gadafin, kundështarët e përçarë dhe një klimë trazirash në vend, kërcënojnë se do ngrenë në këmbë ngadhënjimin ushtarak dhe diplomatikNë mes të korrikut, kur vizitova Bengazin, fortesa e rebelëve libiane që po luftonin për të hequr nga pushteti Gadafin, shtabi i brigadës nga ku forcat e Gadafit dikur qeverisnin pjesën lindore të vendit, u degraduan deri në shkatërrim. Ishte një pamje që nuk e kisha imagjinuar kurrë në 25 vitet, kur po studioja në Libi. Por, pavarësisht avancimit të forcave rebele në Zaëiyah, është e pashmangshme rënia e regjimit të Gadafit. Revolta libiane kundër regjimit të tij tashmë po zhvillohet prej 6 muajsh rresht dhe ende nuk po i duket fundi.
E gjatë ka qenë edhe këmbëngulja e presidentit amerikan Obama lidhur me veprimet ushtarake kundër Libisë, kur është shprehur se është çështje “ditësh, jo javësh”.
Tani për tani, ka të ngjarë që konflikti të shndërrohet në revoltë, të cilën shumë vëzhgues e referojnë si një “sukses katastrofik” – largimi i papritur i Gadafit nga revolta e brendshme, që mund të sjellë një vakuum të thellë politik dhe sigurie në të njëjtën kohë – ose negociata të gjata në kohë midis Tripolit dhe Bengazit kryesuar prej bashkëbiseduesve neutralë. E para duket se nuk ndodh tani për tani, duke patur parasysh masat e sigurisë që rrethojnë Gadafin dhe besnikërinë e përkrahësve të tij.
Sa i takon të dytës, edhe pse janë propozuar bisedime midis rebelëve dhe qeverisë së Gadafit, e ardhmja e bisedimeve të drejtëpërdrejta duket ende e largët.
Mbi të gjitha, këto harta rrugësh nuk kanë asnjë vlerë, duke qenë se rrugët janë inekzistente.
Rebelët refuzojnë të marrin parasysh ndonjë kërkesë, që mund të sjellë ndonjë zgjidhje diplomatike: rebelët refuzojnë të marrin në konsideratë ndonjë negociatë, që përfshin Gadafin ose ndonjë përfaqësues të tij, ndërkohë që Tripoli nuk pranon asnjë bisedim që vë në dyshim legjitimitetin e Gadafit. Rebelët ka rrezik të humbasin kontrollin strategjik mbi fushatën. Kësisoj, duket se kushtet do të përkeqësohen edhe më shumë.
Kjo e le të hapur mundësinë që lufta civile libiane do të vendoset nga konflikti i tejzgjatur ushtarak, në të cilin regjimi i Gadafit gradualisht po fiket prej sulmeve të NATO-s.
Kushtet në Tripoli tashmë janë tejet të pamundura për qeverinë Gadafi: furnizimi me ushqime, me gaz, madje edhe me artikuj shtëpiakë po pakësohen në masë.
Edhe pse kjo mund të tregojë se koha i favorizon rebelët, vrasja e komandantit të tyre Abdul Fatah dhe trazirat që pasuan pas vdekjes së tij, kanë treguar se rebelët po torturohen prej përçarjes së brendshme që i ka kapluar, e cila ka për t’u përkeqësuar edhe më, për sa kohë që konflikti zvarritet pa fund.
E thënë më thjesht, qeverisja rebele është në rrezik se mund të humbasë kontrollin strategjik mbi fushatën, në një klimë shkelje ligjesh dhe mungese kontrolli në Libinë lindore, gjë që kërcënon fitoren e rebelëve në fushë-betejë apo në qarqet diplomatike.
Konferenca për shtyp dhënë nga Mustapha Abdul-Jalil, kreu i Këshillit Kombëtar Tranzicional, pas vdekjes së Younes është një shembull i vazhdimësisë së dobësimit të qeverisjes rebele.
Duke qenë se luftojnë për të ribashkuar vendin, Këshilli Kombëtar Tranzicional mbetet ende larg lëvizjes së integruar e të unifikuar.
Siç është shprehur dhe Jalil në hotelin Tibesti, përkrahësit e zemëruar prej vdekjes së Younes i zbrazën armët nëpër dritaret e hotelit.
Nga ana e tij, Jalil fajësoi forcat luajaliste për vdekjen e kreut të ushtrisë.
Këshilli Kombëtar Tranzicional u detyrua të tërhiqte mbrapsht deklaratën, kur u bë e qartë se një milici jashtë kontrollit nuk ka aspak përgjegjshmëri.
Fakti që gjatë konferencës vetëm anëtarët nga klani i fuqishëm i Younes, Obeidi, ishin ulur rreth Jalilit, demaskuan iluzionin se Këshilli Kombëtar Tranzicional do të funksiononte si arbitër neutral, duke mos privilegjuar njërin grup apo fraksion, me çmimin e ndonjë grupi tjetër.
Nga frika e shpagimit, asnjë anëtar i KKT nuk ishte i pranishëm në konferencën për shtyp apo në funeralin e Younes mëngjesin e ardhshëm.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se revolta e rebelëve pashmangshmërisht do të çojë në një betejë ndërfisnore, siç kanë sugjeruar disa artikuj të New York Times; ajo hedh dritë mbi një nga linjat më të rëndësishme: lojtarët e fuqishëm në vend, në këtë rast një grup fisnor, ka nevojë të fashitet nga frika e ndonjë provokimi.
Pjesa më problematike e deklaratës së Jalil ishte thirrja e tij për të eliminuar atë që ai e përshkruan si “kolonë e pestë”; ruajalistët e Gadafit janë ende aktivë në Libinë lindore. Një diskutim i tillë është i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm, në një vend ku shkelja e ligjit, shpagimi, dhuna janë tejet të zakonshme.
Më e keqja nga të gjitha është se në të gjitha rebelimet, duke u përpjekur të identifikohej si kolonë e pestë, thjesht i kundërvë dhe i armiqësohen këta njerëz të kënaqur me të qënit neutral, por që janë të detyruar ta radhisin veten me KKT dhe me strategjinë e të pasurit frikë nga identifikimi si tradhtarë.
Fjalimi i Jalil ishte tregues i mungesës së vetëdijes dhe mungesës së përvojës që nxjerr në shesh vazhdimisht KKT.
Funksioni i përkohshëm i Suleiman Mahmoud al-Obeidi si kreu i ri ushtarak i KKT dhe dorëheqja e disa individëve nga komiteti ekzekutiv i KKT është interpretuar si një mënyrë për të gjetur vrasësit e Younes. Mendohet se bashkëfajtorë për vrasjen e tij ka edhe disa anëtarë të KKT.
Tani për tani, ndryshimet kanë ruajtur paqen, por problemi më i madh – që strukturat e KKT dhe policia mund të mbajnë peng grupe të ndryshme interesash – ka mbetur i pazgjidhur.
Megjithatë, përqendrimi te rivalët fisnorë nisi të dominonte pas vdekjes së Younes, ndërkohë që disa të meta po vihen në dukje: mes atyre që luftojnë në front pas Bengazit, libianët brenda vendit kanë marrë pjesë në revoltat në periferi të vendit.
Në gjithë këtë zallamahi, çështja thelbësore për të ardhmen e Libisë mbetet, nëse KKT do të vazhdojë të funksionojë si një lëvizje e besueshme politike apo mos vallë kredibiliteti do të bjerë, duke qenë se lufta vazhdon dhe të tjera incidente do të ndodhin?
KKT ka bërë progres të pamohueshëm këta 2 muajt e fundit. Ka vendosur zyra në një numër të konsiderueshëm qytetesh në gjithë globin dhe në korrik Grupi i Kontaktit Ndërkombëtar për Libinë e njohu atë si një përfaqësi legjitime të Libisë.
Pavarësisht këtyre sukseseve, ka edhe dy struktura pothuaj kontradiktore në Bengazi sot.
E para është e pathyeshmërisë dhe e mungesës së vullnetit për kompromis, e shprehur kjo prej ushtarëve që luftojnë dhe e këqyrur nga shumë përfaqësues të KKT gjatë negociatave.
E dyta është një ndjesi e qëndrueshme e pasigurisë për të ardhmen; askush nuk e pranon këtë frikë publikisht, nga dyshimi se mos konsiderohen më pas si tradhtarë.
Kjo pasiguri është shkaktuar nga një ndjesi se KKT deri më tani ka shpenzuar shumë kohë për problemet procedurale, që kanë lidhje me kushtetutën e re dhe me angazhimet praktike ushtarake, ato të sigurisë dhe ato shoqërore, për një Libi post Gadaf.
Por, shumë njerëz në Libinë lindore kanë frikë se institucionet proto-shtetërore kanë për t’u goditur nga kaosi dhe nga mosmarrëveshjet. KKT duhet të parandalojë trazirat që ende po shkakton lufta civile dhe duhet të bjerë në kompromis me përkrahësit e tij për negociata me Tripolin.
Në korrik mora pjesë në një mbledhje pune për negociata në Bengazi, gjatë së cilës disa anëtarë të KKT, veçanërisht ata që përfaqësonin Tripolin, u dukën të patundur.
Duhet të mbajnë mend mirë që në Libi nuk është e thjeshtë të krijohen institucionet e një shteti të ardhshëm. Në të vërtetë KKT ka bërë goxha progres në këtë fushë.
Krijimi te libianët i një sensi uniteti dhe konsensusi, krijimi i një vizioni të thjeshtë i asaj që Libia duhet të jetë në në ardhmen dhe sigurimi i një lidershipi, për këto gjëra ka nevojë Libia.
Lidershipi rebel ngurron për shumë arsye: mosmarrëveshjet dhe dyshimet që e kanë rrënjën në historinë e vendit, sforcimet e përditshme të zhvillimit të luftës civile dhe sinjalet kontradiktore, që vijnë nga komuniteti ndërkombëtar.
Negocimi për daljen nga kjo gjendje pa rrugëdalje do të jetë një rrugë e gjatë për të bindur libianët dhe komunitetin ndërkombëtar, që KKT ka kurajo dhe vizion për të bërë kompromis me kundërshtarët e tij.
Nuk ka rëndësi sa i padrejtë dhe i pështirë mund të jetë kompromisi – për shembull, që Gadafi dhe ata që i rrinë pranë janë të siguruar me imunitet dhe lejohen të largohen nga Libia – një lëvizje e tillë mund të shtohet te kredencialet e lidershipit të KKT. Po ashtu, kjo mund të shërbejë si një hap i vogël, por i rëndësishëm për Libinë në rrugën e saj drejt pajtimit kombëtar.
Negociatat serioze me Tripolin do të ishin një hap domethënës në krijimin e një konsensusi më të madh – një hap që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe komuniteti ndërkombëtar duhet ta inkurajojë, me anë të lajmëtarit special të Kombeve të Bashkuara për Libinë, Abdul Abdul Ilah al-Khatib.
Nëse rebelët dështojnë në kapërcimin e të metave dhe në mosdashjen e tyre për kompromis, ata mund ta fitojnë luftën, por kanë për të humbur një betejë më të madhe: unifikimin e vërtetë të Libisë si një shtet dhe komb modern, ku mund të bashkëjetojnë edhe ish-luajalistët, edhe ish rebelët.
Përktheu: Rudina Dahri
Home »
» Mosmarrëveshjet dhe trazirat që kanë minuar opozitën libiane





