Mirë se vjen, o Cesc!

Mbrojtësit e Barcelonës, Carles Puyol dhe Gerard Pique kanë mirëpritur transferimin e shokut të tyre të kombëtares, Cesc Fabregas te klubi katalanas.

“Sot do të jetë ditë e madhe”, theksoi Pique në Twitter, kurse nga ana tjetër Valdes aludoi se transferi i Fabregas është çështje orësh.



Kapiteni i klubit Carles Puyol e shprehu kënaqësinë në transferimin e Fabregas dhe i uroi atij mirëseardhje: “Mirë se vjen në shtëpi, o Cesc. Jemi të lumtur të kemi këtu”.



Transferimi i shumëpritur i Cesc Fabregas do të zyrtarizohet në orët në vazhdim, pas plot dy viteve spekulime për të ardhmen e katalanasit. Cesc Fabregas pritet të përfitojë pesë milionë euro më pak te Barcelona, por do të transferohet për një shumë prej 35 milionë euro në Camp Nou.