ME PENE HAPEROJA ZEMRAT E PRANGUARA








Shpresa Besa


  ME PENE HAPEROJA ZEMRAT E 




PRANGUARA





Shyhrete Ahma





Me dorën time hapë rrugët e zjarrit


poezi thurë për  zemrat e pranguara


izoluara nga injorancat  e djallit,


mëshefur në ndjenjat e dashuruara.





Me kembët e mija shkëputur kam gjembat,


e pengesës i beja udhë të hapura,


gjaku pikonte nga plagët e zemres


e lotët e syve, njomin buzët e etura.





Fuqishëm luftoja…për shpirtërat e ndrydhura


e jetëve  dhuroja shkelqime të  kristalit,


marrëzishtë  përqafoja shpresat e humbura,


ngrohtesishtë mbështjellur me kujtimet e mallit.





Me penë vallëzoj me tridhjetë e gjashtë margaritarët


e zemrat i  bashkoj në shpirtëra binjakë,


me vargun e poezisë, hap udhët e gjakosura…


për dashuritë e mëdha që do lindin prapë.