Nga Diana Skrapari Margaret Theçer ka qenë Kryeministre e Britanisë së Madhe nga viti 1979 deri ne 28 nëntor 1990. Ajo u be Lideri i Partisë Konservatore britanike ne vitin 1975 dhe zëvendesoi Edward Heath. Së bashku me Presidentin Ronald Regan, Margaret Theçer çmontoi “perden e hekurt” pa asnjë krisme pushke dhe shkaterroi “Perandorine e djallit”, qe perbehej nga Bashkimi Sovjetik dhe aleatet e tij. Politika e jashtme e Margaret Theçerit bazohej mbi antikomunizmin dhe atlantizmin. Pas fjalimit te saj “Britain Awake”, te mbajtur më 19 janar 1975 ne Kensington Town Hall, shtypi sovjetik i kohes, ose me sakte gazeta “Ylli i kuq (krasnaja zviezda)”, organ i Ushtrise se kuqe Sovjetike e quajti “Zonja e hekurt” (the Iron Lady). Ne kete fjalim ajo u kujton te gjithe qytetareve britanike se Bashkimi Sovjetik eshte nje diktature, e udhehequr nga njerez te vendosur per te bere vendin e tyre fuqine me te madhe detare dhe ushtarake qe bota mund te kete njohur. Ata nuk e bejne kete per vetëmbrojtje - thekson ajo ne fjalimin e saj - por rusët duan te dominojne boten. Per Margaret Theçerin, ideologjia komuniste sovjetike eshte pseudo-paqësore. Ajo vazhdon fjalimin e saj duke thene se duhen marrë parasysh mendimet e disidentit rus Aleksander Solzhenicin, i cili paralajmeron se Perendimi po lufton ne nje Lufte te trete Boterore qe nga viti 1945 dhe po e humbet kete lufte. Ruset me qellimin e tyre per te dominuar boten po ndërhyjne ne vende te ndryshme te botes se trete. Vende si Angola, Vietnami, Indokina u perfshine nga agresione komuniste. Ajo tërheq vëmendjen duke shtuar se Partia Konservatore beson se politika e saj bazohet ne marrëdheniet e shkëlqyera me aleatin tradicional, Amerikën. Gjate javes se Konferences se Helsinkit, Zarodov, nje ideolog i njohur sovjetik, shkruante ne Pravda, qe partite komuniste ne Evropen Lindore duhet te harrojne kompromiset taktike me partite socialdemokrate dhe duhet te jene me ofensivë per te sjelle revolucionin e proletariatit. Me vone Leonid Brezhnjev beri nje deklarate ne te cilen jepte pelqimin e tij per kete artikull. Margaret Theçer shprehet keshtu per kete: “Me kete mund te kuptojme çfare duan te thone sovjetiket me zbutjen e marredhenieve midis dy blloqeve te luftes se ftohte”. Margaret Theçer mbeti nje opozitare e politikes se Bashkimit Sovjetik sepse ajo e konsideronte kete politike agresive dhe jo paqësore. Kjo politikë, sipas saj ishte kunder zvogëlimit te armatimeve ne te dy kampet e luftes se ftohte. Zonja Theçer ne kujtimet e saj (10 Downing Street, memories I) shprehet kështu: “Nato-ja ka qene gjithmone nje Aleance mbrojtese e demokracive perëndimore. Nato u themelua ne prill 1949 si kundërpërgjigje e agresivitetit te politikes sovjetike e ilustruar nga grushti i shtetit i Pragës ose bllokuesi i Berlinit. Amerikanët, megjithese jane fuqia kryesore e Nato-s, perpiqen te bindin aleatet e tyre dhe jo t’i detyrojne ne veprimet e tyre. Ndersa Pakti i Varshaves ka qene qe nga themelimi i tij ne maj 1955, nje instrument ne duart e fuqise sovjetike. Ne Hungari ne 1956 dhe ne Çekosllovaki ne 1968, sovjetiket treguan se çdo levizje qe kercenonte interesat e tyre ushtarake ne Evropen Lindore do te shtypej pa meshire”. Zonja Theçer mendon se sovjetiket ushtruan nje presion mbi polaket sepse levizja Solidarnosc (Solidaritet) e udhehequr nga Les Valesa, sfidonte monopolin e komunisteve dhe kishte kerkesat e saj antikomuniste. Ne fillim te viteve ’80, amerikanet ishin te bindur qe sovjetiket kishin ndërmend te nderhynin me ushtrine e tyre per te shtypur levizjen e reformave, ashtu si kishin vepruar ne “pranverën e Prages” ne vitin 1968. Ligji marcial u dekretua ne Poloni ne oren 12 te mesnatës, ne daten 13 dhjetor 1981 dhe “këshilli ushtarak i shpetimit kombetar” i perbere nga oficere te larte udhëhiqej nga kryeministri gjenerali Zharuzelski. Sipas zonjes Theçer, kjo situate ishte moralisht e papranueshme dhe ajo dyshon se sovjetiket ishin pas këtij grushti shteti, me qellim qe te favorizonin kthimin ne komunizmin e egër dhe qe polaket te vareshin nga Moska. Ne vitin 1979, sovjetiket pushtojne Afganistanin. Sovjetikët, thote zonja Theçer ne kujtimet e saj, kerkonin te influenconin Afganistanin me traktate miqesie. Ne fakt, qellimi kryesor i tyre ishte te dominonin kete rajon dhe me pushtimin e Afganistanit, ata kercenuan stabilitetin e Pakistanit dhe Iranit, qe ishin tashme te destabilizuar nga ajatollahët. Por nje qellim i tyre i fshehur ishte se ata ndodheshin 500 kilometra larg nga ngushtica e Hormuzit dhe nga vendet naftëmbajtese te Gjirit Persik. Zonja Theçer mendon se komunizmi sovjetik preferon agresionin dhe jo diplomacine. Megjithate, ajo mendonte qe ne luften e ftohte ose ne lufte - shkurt fare - më e rendesishmja ishte te njihje armikun dhe pse jo nje dite ta beje nje mik te mire. Më 16 dhjetor 1984, Zonja Theçer takoi Mikail Gorbacovin, i cili u be ne vitin 1985, pas vdekjes se Çernienkos, sekretari i pare i Partise Komuniste sovjetike. Ne fillim, ai u duk si nje aparatcik i vertete sovjetik, por ajo deklaroi me vone ne nje interviste te dhene BBC se ata mund te bashkepunonin se bashku. Ajo zbuloi njeriun e duhur qe do te sillte ndryshimin ne Evropen Lindore. Gorbaçovi nuk ndoqi politiken e Brezhnjevit dhe paraardhesve te tij, duke derguar ne vendet e Evropes Lindore, qe donin te shpetonin nga zgjedha sovjetike, tanke dhe ushtare. Ai i la te lira keto vende te vendosnin per fatin e tyre. Zonja Thecer e vizitoi Bashkimin Sovjetik ne mars dhe prill 1987. Nderkohe Gorbaçovi kishte ndermarre reforma si Glasnosti dhe Perestroika. Gjate diskutimeve me Gorbaçovin, ajo foli per nderhyrjet sovjetike ne vende te botes se trete, per te burgosurit politike dhe eliminimin e armeve nukleare. Ajo gjithashtu mbajti nje fjalim ne televizionin sovjetik, qe s’pati asnje censure dhe kuptoi qe mund te kishte besim tek Gorbaçovi. Gjate vizites se saj ne Bashkimin Sovjetik, Zonja Theçer ndjeu qe toka po i rrëshqiste nën këmbë sistemit komunist. Asaj iu kujtua nje fraze e Tokevilit: “Eksperienca na meson qe momenti me i rrezikshem per nje qeveri te keqe eshte zakonisht ai kur ajo fillon te reformohet”. Ne fillim te viteve ’80 marrëdheniet midis Bashkimit Sovjetik dhe vendeve perëndimore ishin te tendosura. Zonja Theçer u be ambasadore e denje e Perëndimit ne keto vende per te permirësuar marredheniet midis dy blloqeve te luftes se ftohte. Ajo vizitoi ne vitin 1971 e 1975 Rumanine, ne vitin 1984 e 1990 Hungarine, ne vitin 1988 dhe 1990 Polonine dhe ne vitin 1990 Çekosllovakine. Ne keto vende, ajo solli mesazhet e demokracise perëndimore dhe tha e bindur se banoret e ketyre vendeve nuk ishin komunistë, por ishin te shtypur e te frenuar nga pushteti komunist. Banoret e ketyre vendeve ishin te etur per liri dhe demokraci. Ne Poloni, ajo vizitoi kishen e Shen Stanislas-Kostka ku prifti Zherzi Popielusko kishte mbajtur mesha me fjalime antikomuniste deri ne vitin 1984, vit ne te cilin ai u rrembye, u torturua dhe u vra nga sherbimet sekrete polake. Sipas zonjes Thecer ishin mendimet e ketij martiri demokrat qe do te triumfonin ne Poloni, dhe jo ato te vrasësve te tij. Dhe profecia e saj u realizua. Keto vende e hodhen poshte komunizmin dhe tani jane anetare te Bashkimit Evropian dhe te Nato-s. Zonja Theçer u impresionua nga fjalimi i Vaclav Havelit kur u be President i Çekosllovakise. Ai foli per jeten ne nje ambient moral te shpërbërë, ne te cilin terma si dashuria, miqësia, keqardhja, modestia dhe falja kishin humbur kuptimin dhe dimensionin e tyre. Shekulli XX mbaroi me rënien e murit te Berlinit dhe komunizmit ne vendet e Evropes Lindore. 10 vjet me pare, ne 1979-1980, filloi tërmeti me ardhjen ne pushtet te Margaret Theçer dhe Ronald Regan. Theçeri dhe Regani ishin forca e ndryshimit, ose me ndryshe ajo qe Karl Marks quante “forca revolucionare e kapitalizmit”. Dhe mesimi qe dhane ata te dy se bashku u dëgjua ne te gjithe boten. Regani e fitoi luften e ftohte duke nxitur garën e armatimeve dhe e gjunjezoi Bashkimin Sovjetik duke e detyruar te fillonte reformat. Perkrahja e tij me e madhe ne bllokun perendimor ishte Zonja e hekurt, Margaret Theçer. Ajo tha me shume hidhërim gjate funeralit te ketij Presidenti te madh ne 5 qershor 2004: “Me patriotizmin amerikan, ai ngriti gjithe boten, dhe bota sot, ne Prage, ne Budapest, ne Varshave, ne Sofje, ne Bukuresht, ne Kiev e ne Moske, qan vdekjen e ketij çlirimtari te madh dhe i ben jehone lutjes sone: Zoti bekofte Ameriken!” Ajo u gezua nga triumfi i demokracise ne Evropen Lindore. Pas renies se murit te Berlinit me 9 nentor 1989, “the wind of change” u ndje ne te gjithe Evropen Lindore. Endrra e zonjes se hekurt u realizua ne kete Evrope pa mure ndares dhe te lire. Ajo do te jete gjithmone nje personazh i jashtezakonshem qe se bashku me Ronald Reganin dhe Papen Gjon Pali II shkundën nga themelet boten komuniste, bile e rrëzuan atë.
Home »
» Margaret Theçer dhe fundi i komunizmit në Evropën Lindore





