“Jam i sigurtë se Mario do të sillet si duhet kur ne të luajmë ndaj Unitedit sepse ai luan për ekipin dhe është lojtar fantastik. Ai ishte i fokusuar kur ne mposhtëm Unitedin në gjysmëfinale dhe mendoj se do të jetë përsëri. Shpresoj që të ndodhë kështu sepse ai ka gjithçka për të qenë top lojtar”.
“Kur ai mendon për gjërat me kokën e tij, ai mendon se është më i miri. Ky është Mario. Ai është djalosh fantastic. Nuk e them se e kam blerë apo pse është italian, por pse ka personalitet në fushë”, ka thënë Mancini.





