Nga Stewart Patrick (Foreign Affairs)
Disfata e Gadafit ishte një triumf për Obamën dhe shënoi një ligj për ndërhyrjen humanitare – që fatkeqësisht zor se ka për t’u përsëritur më.
Rënia e liderit libanez Gadaf është një triumf domethënës për politikën e jashtme, kryesuar nga presidenti amerikan Barack Obama. Administrata e Obamës arriti synimin për të ndaluar egërsinë e Gadafit dhe për ta shporrur njëherë e mirë nga pushteti.
E gjitha kjo ndodhi me një kosto modeste financiare, pa trupa amerikane në terren dhe pa asnjë të vrarë amerikan.
Ndërkaq, disfata totale e Gadafit solli një erë të re në anijen e ndërhyrjeve humanitare.
Duhet të tregohet kujdes, gjithsesi, për të mos marrë leksione nga përvoja e Libisë. Ishte një rast unik dhe zor se ka për t’u përsëritur në histori.
Libia pati Gadafin, një batakçi që arriti të armiqësonte pothuaj të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë edhe aleatët e mëparshëm arabë dhe afrikanë.
Koordinimi ishte gjithashtu perfekt. Në një kohë kur Kombet e Bashkuara, Nato dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës debatonin për ndërhyrjen, liderët në Lindjen e Mesme lëkundeshin ende në Pranverën Arabe.
Të vetëdijshëm për cenueshmërinë e regjimeve të tyre, anëtarët e Ligës Arabe, Organizata e Konferencës Islamike dhe Këshilli i Bashkëpunimit nënshkruan deklaratën e Kombeve të Bashkuara për Libinë, duke përfshirë edhe përdorimin e “të gjitha mjeteve të nevojshme” për të parandaluar barbarizmin në masë.
Veç kësaj, Kina dhe Rusia, dy anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit (UNSC) jo të prirur ndaj ndërhyrjes ushtarake të autorizuar nga Karta e Kombeve të Bashkuara, nuk kishin interesa mbi Libinë. Kështu që nuk kishin arsye të vinin veton mbi një veprim kolektiv.
Libia e ka demonstruar zbatueshmërinë e ndërhyrjes, por nuk mund të pretendojë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj ta zbatojnë atë universalisht.
Për më tepër, Libia është një vend i vogël, me një popullsi prej 6.4 milionë banorësh.
Kësisoj, logjistika e ndërhyrjes ushtarake ishte premtuar se do të ishte më e zbutur krahasuar me atë të Sudanit, e cila është rreth 50% më e madhe, pothuaj 7 herë më e populluar dhe ka qindra e mijëra ushtarë nën armë.
Duke qenë se Libia ndodhet afër Europës, NATO dhe BE ishin më të motivuar të siguronin përkrahje politike për misionin, duke qenë se paqëndrueshmëria rajonale dhe një valë refugjatësh do të ndikonin në zgjimin e ndonjë revolucioni.
Rebelët treguan se ishin të aftë ta sfidonin Gadafin dhe makinën e tij ushtarake.
Në Sri Lanka, p.sh. qeveria vrau mijëra qytetarë, ndërkohë që ata asgjësonin forcat rebele më 2009.
Forcat në Republikën Demokratike të Kongos kanë dhunuar dhjetëra apo qindra e mijëra gra dekadën e kaluar, duke përjetuar një terror të paparë.
Masat e dhunshme të Gadafit në protesta dhe premtimi i tij për të mos patur “as mëshirë, as falje” mbi qytetarët e Bengazit, ishte e dykuptimshme.
Siç u shpreh edhe Sekretarja e Shtetit Hillary Klinton në mars “janë të papërmbajtur, Gadafi po bën një barbarizëm të paparë”.
Largimi i Gadafit mund të përligjet, por zbatimi i standardeve në mënyrë të pashmangshme do të mbesë përzgjedhëse dhe një kontingjent i lartë në kontekstin politik. Urgjenca e ndërhyrjes humanitare është një impuls i fortë global sot, por i nënshtrohet gjeopolitikës dhe vullnetit politik.
Ajo që të habit në rastin e Libisë është se lidershipi i administratës së Obamës në konsolidimin e një standardi global është një kontrast i ngurtë në qëndrimin e vakët të administratës së Bushit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i vetmi vend me forcën dhe besueshmërinë e duhur. Që të mos mendohej se Libia ishte një rast i dorës së dytë, më 4 gusht administrata e Obamës shpalli Studimin Tregues Presidencial mbi Barbarizmin në Masë (PSD-10).
Ky tregues përcakton parandalimin e barbarizmit në masë si “një interes i sigurisë kombëtare dhe si një përgjegjësi morale për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
PSD-10 është një dokument që përfaqëson një fitore të madhe për Drejtoreshën e NSS në Libi, Samantha Power, si kreu i administratës në Libi.
PSD-10 njeh një të vërtetë të thjeshtë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës pashmangshmërisht do të përballen me barbarizmin, egërsinë që nuk mund të shpërfillet. Treguesi shpalos listën e alternativave politike të domosdoshme në kësi rastesh.
Ky rang lëvizës është paracaktuar të qarkojë diplomacinë parandaluese, sanksionet ekonomike dhe financiare, embargot e armëve dhe veprimet detyruese.
Kritikët realistë e kanë vajtuar atë si një projekt i padrejtë ndërhyrjeje në konfliktet e jashtme në një shkallë të lartë Uillsoniane.
Por një vlerësim i ndershëm i këtij treguesi duhet të informohet nga përvoja e mëparshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me RtoP: në fushat e Kamboxhias dhe në kodrat e përgjakura të Ruandës – kritika realiste duket pa baza.
Në të vërtetë, rreziku më i madh është se me vullnet mund të mblidhet pak pluhur mbi guackë, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe komuniteti ndërkombëtar i shpërfill viktimat e barbarizmave.
Së fundmi, fati i PSD-10 dhe mbase edhe standardi i RtoP do të varen nga qëndrimet e ardhshme të presidentëve amerikanë dhe popullit amerikan.
A do të kenë ata vullnet t’i përkushtohen pasurisë dhe jetës për t’ia adresuar vuajtjes së të huajve?
Çështja është pjesërisht morale: Çfarë detyrimesh ka Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ata që jetojnë jashtë kufijve? Po ashtu është edhe çështje strategjike: si i peshon një politikëbërës dobitë potenciale që vijnë nga një ndërhyrje (në kuptimin e jetëve të shpëtuara) përkundrejt kostos së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (duke përfshirë edhe jetët e ushtarëve të vet).
Nuk gjejmë dot ndonjë përgjigje për këtë problem. Nga fundi i shekullit 19, Bismarck deklaroi se tërësia e ballkanasve nuk kishte vlerë as sa kockat e një “pomeranezi grenadier” të vetëm.
Një shekull më vonë, NATO ngurroi para se të bënte thirrje për ndërhyrje në Bosnjë e në Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u tërhoqën nga Somalia pas vdekjes së 18 policëve ushtarakë amerikanë.
Tani, dy dekada më vonë, asnjë zyrtar i administratës së Obamës dhe asnjë anëtar i Kongresit nuk ka bërë thirrje për ndërhyrje në Somali, për të marrë pjesë në shpërndarjen e ndihmave ushqimore të emergjencës, ndërkohë që vendi përballet me krizën më të keqe të urisë, prej dekadash.
Al Shabaab, një organizatë terroriste kontrollon pjesën më të madhe të zonave të thata dhe ka bllokuar shpërndarjen e ndihmave që vijnë nga jashtë.
Pa ndihmat, 3.2 milionë somalezë padyshim që do vdisnin. Heshtja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Somalinë është krejt në kontrast me qëndrimin e mbajtur ndaj Libisë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbeten përzgjedhëse lidhur me ndërhyrjen humanitare, sepse duhet ekuilibruar synimi për parandalimin e vuajtjes nga interesa të tjera dhe sepse disa konflikte, si Somalia anarkike, janë shumë komplekse dhe mund të imponojnë barra të papranueshme për ndërhyrjet.
Siç është shprehur dhe Obama, ky nuk është shfajësim për të mos vepruar. Edhe pse kriteret nuk janë aspak realiste, politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi ndërhyrjet humanitare duhet të drejtohet nga parime individuale.
Së pari, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të kufizohet në ndalimin apo parandalimin e barbarisë skandaloze – situata në të cilat qeveritë apo kryengritësit kanë objektiv një numër të madh civilësh që vuajnë gjenocidin, dhunimin sistematik, vrasjet në masë, dënimet apo krime të tjera kundër njerëzimit.
Arsyet e këtij kufizimi janë të logjikshme.
Sovraniteti mbetet forca më stabilizuese në botë – një hendek ky për anarkinë globale.
Veç kësaj, kapacitetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të përcaktuara. Pa disiplinë, pasuritë e saj do të fiken.
Së dyti, ndërhyrja me armë mund të jetë një mundësi e fundit.
Misioni duhet të ndërmarrë masa të pjesshme për konfliktin dhe duhet të lidhet me një strategji politike afatgjatë për t’iu drejtuar rasteve të dhunës.
Së treti, ndërhyrjet multilaterale janë të preferueshme për ndërhyrjet unilaterale. Ata ofrojnë edhe legjitimitet në rritje.
Së fundmi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ndërmarrin ndërhyrje humanitare me armë, vetëm nëse liderët e tij angazhohen në formacionet luftarake.
Kur bëhej fjalë për ndërhyrjen në Libi, administrata e Obamës kontrolloi të gjitha mundësitë; i zhvendosi forcat ushtarake, pasi me mjetet e tjera pësuan sfidë; projektoi një strategji ushtarake me mundësi të mirë për sukses, duke vënë në përdorim mjetet proporcionale; krijoi një koalicion të jashtëm të legjitimuar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Gjithsesi, Obama shfaqi kurajën politike për të bërë atë që ishte e drejtë.
Komunitetit ndërkombëtar do t’i duhet të kultivojë dhe të ngrejë të tjera alternativa politike përkundrejt ndërhyrjes së armatosur, kështu që nuk ka për t’u përballur me një zgjedhje veprimi ushtarak ose me mosveprim. PSD-10 është një hap i mirë në këtë drejtim.
Përktheu: Rudina Dahri