Lëndohet edhe Van Persie

Sulmuesi i Arsenalit, Robin Van Persie, ka pësuar një lëndim në nyje gjatë miqësores ndaj Benficas.
Van Persie shënoi gol në Eusebio Cup, por menaxheri Wenger nuk arriti të caktojë një afat kur do të kthehet Van Persie pas shfaqjes së këtij problemi.

“Është lëndim në nyje, nuk e di sa keq është. Gibbs ka problem muskulor në kofshë dhe Vermaelen ka një problem të vogël në shpinë”, theksoi Van Persie.