“Jeruzalemi” i shkrimtarit Montefiore - jetëshkrimi i një mrekullie

 Nga Steve Royston


 

Problemi me historinë është me shumë se kaq. Aq  shumë sa shumica prej nesh nuk mund ta kuptojë edhe po të  kishte dy jetë. Sa më shumë që të zbuloni, më shumë akoma do të kërkoni për të zbuluar. Historia vjen në të gjitha format dhe madhësitë. Analiza për periudha të shkurtra kohore bazohen për shembull në “Anglinë Tudor”, luftën Civile Amerikane, ose inkuizicionit Spanjoll. Ose udhëtimeve ndër shekuj dhe madje edhe mijëvjeçarëve. Perëndimi dhe rënia e Perandorisë Romake, e historianit Gibbon. Historia e  Julius Norwich e Bizantit, Historia e Winston Churchill e të popujve anglishtfolës. “Dy feta yndyrë” dhe rrëfimet gjithëpërfshirëse do na krijojnë probleme, në qoftë se ne nxjerrim mësime të rëndësishme prej tyre. Historianët, që gërmojnë thellë nëpër libra, në veçanti në  një periudhë  që  na çon në përfundime që duken të lehta në kontekst por që krijojnë rreziqe. Dhe ata që na paraqesin një “spastrim të madh” të historisë,  na paraqesin një ikonë  të  madhe, por shpesh nuk na japin dëshmi, me të  cilat mund  të  na lejohet të nxjerrim konkluzionet tona. Në shkollë, në Angli, shumicës prej nesh na është dhënë një “spastrim i madh”. Kemi mësuar rreth historinë së vendit tonë, duke u bazuar në  informacionet pas pushtimit romak. Ne mësuam rreth mbretërve dhe mbretëreshave, gjeneralëve dhe luftërave, fituesve dhe humbësve.  Por  ne përparuam në drejtim të së tashmes, mësuam mjaftueshëm për historinë sociale të Britanisë, për të kuptuar arsyet e luftërave, zhvillimet sociale dhe se  si Britania e Madhe “u shndërrua” nga të qenit një ekonomi bujqësore në një perandori të pushtetshme industriale, që arriti kulmin e saj pesëdhjetë vjet para lindjes sime. Të gjitha historitë e tjera që mësova ishin me zgjedhje dhe jo me detyrim.

177614

Si një klasicist, fokusi im ishte tërhequr në mënyrë të pashmangshme drejt Lindjes së Mesme. Së pari, kundrejt Grekëve, Romakëve, Persëve dhe Kartagjenasve. Dhe me kalimin e kohës, Bizantit, Partët, arabët, mongolët dhe turqit. Dhe sa më shumë lexoja, aq më pak dija. Por, pika qendrore e referimit në  shumicën e historisë së rajonit, ishte e fokusuar gjithmonë në  një qytet të  veçantë. As  Kajro, as Kostandinopojës as, Bagdadi por Jerusalemi. Një qytet që s’kam vizituar kurrë, por një emër që është rrënjosur thellë,  si në kulturën Perëndimore ashtu dhe të Lindjes së Mesme. Unë u rrita duke mësuar për Jerusalemin nga Bibla, nga mësuesit dhe nga qindra predikime në kishë. Unë dëgjoja muzikë fetare në të cilat Jerusalemi ishte ”epiqendra” dramatike.  
E njëjta gjë ndodhte edhe në  veprat e Bach, Handel dhe Vivaldi. Dhe pasi mësoje edhe më shumë për historinë e qytetit, dukej se edhe atje ku ngjarjet e tejkalonin atë, ai ende  kishte gravitetin e vet, që tërhiqte ngadalë vëmendjen e botës. Disa vjet më parë, unë bisedova me një koleg amerikan në Riad në lidhje me Konfliktin arab-izraelit. Unë shpejt zbulova se, si shumë nga shokët e tij, të kuptuarit rreth origjinës së konfliktit ishin sa për të thënë, hollësira. Pra, unë përgjigjen e mora nëpërmjet deklaratës se Balfour-it, emigracionit hebre të shekullit të XX-të dhe shpronësimit të  një numri të madh arabësh palestinezë, të asaj që konsiderohet të jetë e drejta e tyre e lindjes.
I  “vetëkënaqur” sepse unë  besoja se njohuritë e mia ishte superiore ndaj njohurive të  tij. Por gjatë dy muajve të fundit unë kam qenë duke lexuar Jerusalemin (librin) - Biografia, një histori e qytetit nga Simon Sebag Montefiore. Dhe arrita në  konkluzionin se sa arrogant isha, kur besova se njohuritë e mia  të  “varfra” më dhanë një lloj pushtet intelektualo- superior mbi kolegun tim. Por libri i  Sebag Montefiore  më  la të  kuptoj se sa pak dija, duke mos shtuar edhe mungesën e njohurive në  rolin kryesor të Jerusalemit në formimin e civilizimeve dominuese. 
Në anën e pasme të  kopertinës është bërë  një deklaratë që  thotë  se “Historia e Jerusalemit është Historia e Botës”. Ndoshta indianët dhe kinezët mund të lutem që ta ndryshojnë, por për një numër arsyesh të ndryshme, ju nuk do ta keni të  vështirë gjetjen e hebrenjve, Krishterëve dhe myslimanëve, të cilët do të pajtoheshin me këtë ndjenjë.  
Libri fillon me një”marrëveshje” të vogël Kananeane, evidentuar rreth 2000 para erës sonë. Ajo gjurmon zhvillimin e qytetit si kryeqyteti i mbretit David, vendndodhjen e Tempullit të  Solomonit, tempullit të Herodit dhe ciklin e shkatërrimit dhe rilindjen që arriti kulmin në shkatërrimin e qytetit nga ana e një gjenerali romak, që  më vonë do të  bëhej perandor, Titi në 70 pas Krishtit. Zgjidhja ose marrëveshja,  skllavërimi, shpërndarja, rikthimit dhe në fund diaspora, që shpërndau hebrenjtë në skajet e tokës. Pas një periudhe pasive dhe rindërtimit të  qyteti sipas  modelit të  lashtë   romak nga Perandori Adrian, Jerusalemi u gjend përsëri si shtëpia shpirtërore e të   krishterëve të  perandorisë  romake, të konvertuar rishtas. Dhe së shpejti pas “përkuljes” në pushtet vetëm në Mekë dhe Medine dhe më  vonë  si një qytet i shenjtë për perandorinë e re myslimane, themeluar nga pasardhësit e Profeti Muhamed. 
Gjatë  gjithë kësaj kohe, hebrenjtë ne të gjithë botën vajtonin për humbjen e të  Shenjtit dhe të Shenjtëve dhe dëshironin pa masë  rikthimin e tyre. Tregimin më pas na çon  nëpër periudha të pushteteve të krishtera, myslimane dhe çifute. Episode të bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellët midis besimeve, luftërave të  egra brenda besimeve, veçanërisht kur të  krishterët kërkonin  Kishën e Varrit të Shenjtë. Perandorët bizantinë, kalifët Abasit dhe Fatimid, sulltanët mamlukët, kalifët osmane, Britaniket, mbretërit Hashemite dhe më në fund shteti triumfuese i Izraelit, të gjithë  ndikuan mbi këtë qytet që mijëra vjet, nga shkatërrimi i Qytetit të  Herodit. Të gjithë  krijuan e të  gjithë  shkatërruan .
Është e vështirë për të gjetur heronj në librin e Sebag Montefiore-së. Ai portretizon protagonistët e Jerusalemit si krijesa të kohës së tyre. Mizorë, të korruptuar,  ambicioze dhe të  pabesë, por shpesh “të lartë në  mendje” dhe kurajoze. “Figura” me cilësi që i admirojnë, të tilla si Salaudini,  një njeri i gatshëm për të ndaluar ciklin e therjes që filloi në kryqëzatën e parë; por në të njëjtën kohë i gatshëm e i përgatitur për të prerë  kokat dhe kryqëzuar ata që shkelë ne kodin e tij morale e personal. Në fakt cikli  pafund i shkatërrimit dhe dhunës me bënë të  “mallkoj” në një mënyrë, ringjalljen  e qytetit Adrian, dhe uroj të  kishin  vuajtur  fatin e Kartagjenasve të lashtë ; vreshta rrushi të  mbjella me kripë, dhe fushat të  mbushura me qeramikë të  thyer, si e vetmja provë fizike të një qytetërimi dikur të madh. 
Vihet në  dukje duke u bazuar edhe në  histori se,  sundimtarët dhe banorët e qytetit ishin të padenjë për një vend të shenjtë që  mbante në  vete kaq shumë  besime.  Kaq shumë njerëz të  pushtetshëm kërkuar një pjesë të Jerusalemit  dhe përfunduan duke u degraduar nga pronësinë e tyre , madje edhe në  ditët e sotme vlen e njëjta gjë. Sikur Perëndia i kishte ndëshkuar ata për (sakrilegjin)  ambicien e tyre. Me siguri, do të  ishte më  mirë  që  Jerusalemi të  kishte  mbetur një qyteti i madhërishëm vetë m në  mendjet tona.  
Më  mirë  një entitet i papeshë që formohet mbi kërkesat e tyre shpirtërore dhe  besimeve që do ta mbajë atë shenjtë, sesa një pjesë e gjakosur e pasurive të patundshme që shërben si një magnet fanatikë sh që përdorin fenë sipas ambicieve të  tyre, si një rrugë  legjitime për të  arritur tek zoti dhe duket se synon me ngutësi ardhjen e versionin të  tyre të  Armagedonit (zgjidhje përfundimtare). Aspekti trishtuar i historisë së kohëve të fundit të Jerusalemit është se “bllokimi” i pranishëm, në qoftë se do ti besonim Simon Sebag Montefiore,  mund të kishte shmangur një numër të   madh rastesh, që   nga “strehimi”, që janë parë gjerësisht si të pranueshme, por prapë  janë refuzuar nga agjentët e pushtetit të asaj kohe.  
Që  nga fundi i Luftës së Parë Botërore e tutje, udhëheqës të  palëkundur nga te dyja anët , sionistë dhe palestinezë arabë kanë   refuzuar zgjidhje politike, gjë e cila mund të kishte  kursyer shumë gjakun e derdhur gjatë shekullit të kaluar dhe qe është ende duke u derdhur sot. Në të njëjtën kohë, librin me shtyn për ta vizituar këtë qytet, edhe pse  pres të tronditem dhe të  zhgënjehem, si shumë vizitorë të  tjerë  para meje. Por, si ka mundësi që  një njeri të   mund të  vizitojë Romën dhe Stambollin por jo Jerusalemin?
Jerusalem - Biografia është një punë bindëse dhe shkencore nga një autor, të cilit paraardhësit e tij hebre e kanë  informuar në  mënyrë  të  paanshme rreth historisë  4000-vjeçare të  Jerusalemit. Ashtu si Peter Ackroyd  në  Londër - Një biografi, e qytetin tim të  ndriçuar, ashtu si edhe “korrja” Simon Sebag Montefiores ka pasuruar njohuritë e mia “të  varfra”, rreth  historisë se Lindjes së Mesme. 
*Marrë nga “The voice of the Middle East”