Interi dëshiron të shtojë opsionet në sulm, me Samuel Eto’o që pritet të largohet këto ditë drejt Anzhi. Daily Mail shkruan se klubi italian ka shprehur interesim për sulmuesin e Bregut të Fildishtë, derisa bisedat për kontratë të re të këtij të fundit vazhdojnë të zvarriten.
Ekipi italian do të preferojë një huazim për Drogba, 33-vjeçar, por mund të ofrojë edhe 6 milionë funte nëse Blutë pranojnë të marrin Goran Pandev si pjesë të marrëveshjes.





