I kujtoj castet

I kujtoj çastet tona bashkë
sikur po ndodh tani,
fjalët e tua të ëmbëla
që më ka marrë malli ti dëgjoj përsëri,
të doja me zemër, të doja me shpirt,
që ti do të largohesh kurrë se kam prit,
ta dhashë zemrën që ti ma kërkove,
por ti e rrëmbeve dhe e shkatërrove,
tani je me tjetrin më le në vetmi,
për mua s'pate mëshirë, më the lamtumirë,
zemra akoma të do dhe vetëm për ty rreh,
eja ti e dashur unë ty po të pres,
në orët e vona ti po më mungon,
me fjalën të dua shpirtin ma shëron,
në ëndërr të shoh sikur ti afrohesh,
por vjen dhe ma rrëmben zemrën e më pas largohesh,
çdo gjë do ta bëj,
çdo gjë do ta rregulloj,
vetëm kthehu tek unë
atë prej teje kërkoj.
POEZI NGA ADRIAN ELEZI