Bastian Schweinsteiger dhe Arjen Robben shënuan për bavarezët, të cilët siguruan një avantazh të qëndrueshëm para ndeshjes së kthimit që zhvillohet javën e ardhshme në Zvicër.
Bayern Munich krijoi një mori shansesh në pjesën e dytë të ndeshjes, por Mario Gomez, Philipp Lahm dhe Franck Ribery humbën raste të pastra, që mund ta kishte zgjidhur dilemën që në ndeshjen e parë.
“Ekipi e dinte se kjo ishte një ndeshje e rëndësishme për ne. Ne luajtëm mirë në 20 minutat e para dhe kishim shanse të mira për të shënuar. Ne dominuam në pjesën e dytë, dhe duhej t’i shndërronim [në gola] rastet tona. Kundër një ekipi të tillë ju duhet ta ruani tempon”, ka thënë Heycknes.





