FIGC shpërndan dënimet për skandalin e basteve

Atalanta do ta fillojë sezonin 2011-2012 në Serie A me minus gjashtë pikë, pasi komisioni disiplinor i FIGC-së ka konfirmuar dënimet pas hetimit për skandalin më të fundit të manipulimeve në futbollin italian.

Kështu, Atalantës do t’i hiqen gjashtë pikë me të filluar sezoni, kurse kapitenit Christian Donit i është ndaluar që të jetë në futboll për tri vjet e gjysmë, ashtu sikurse bashkëlojtarit të tij Thomas Manfredinit.



Ish-reprezentuesi italian dhe krijuesi i skandalit të fundit, Giuseppe Signori është dënuar me pesë vjet jashtë çdo aktiviteti të futbollit dhe pritet që t’i ndalohet marrja e ndonjë roli në futboll për pjesën e mbetur të jetës së tij.