Ferguson: Ndaj Cityt, ndeshje normale

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson beson se ndeshja në kuadër të Superkupës së Anglisë ndaj Manchester Cityt dhe statusi prej derbit lokal nuk do ta ndryshojë rëndësinë e takimit.
“Është e lehtë të bëhesh emocional për këtë lloj të lojës. Por, nuk e mendoj se do ta ndryshojë politikën tonë. Superkupa është një ndeshje e madhe dhe hap i madh në sezonin e ri”, theksoi Ferguson.

Manchester United takohet me Manchester Cityn sot me fillim nga ora 15:30 në Wembley.