Cikël poetik nga poeti Naim Kelmendi








Naim  S.Kelmendi (1959) lindi në fshatin Ruhot të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Pejë, ndërsa studimet universitare, Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe, në Universitetin e Prishtinës.



Naim Kelmendi një kohë të gjatë ka  punuar  si redaktor i gazetë "Bota sot" në Zvicër dhe Prishtinë.Ishte Editor i  shumë revistave dhe gazetave  shqiptare në Zvicër dhe Prishtinë.




VEPRAT LETRARE:

POEZI: 




 “Shtreza në fjalë” 1984, “Nyja e Gordiut” 1992, “Albanoi” 1992, “Pse ashtu Pandorë” 1993, “Ç’të bëj me dhembjen” 1993, “Satanai me fytyrë tjetër” 1994, “Eklipsi i diellit” 1997, “Përballje me vdekjen” 1999, “Shqiptari vdes duke kënduar” 2000, “Kohë për të folur gurët” 2001, “Sipërfaqja e padukshme” 2003, “Në një jetë pas Krishtit” 2010.Etj.



 PUBLICISTIKË: 



“Vrasja e deputetit – monografi”, 2003, “Pikëpamje dhe reagime” 2008, “Beteja e Koshares”- publicistikë 2009.Etj.



 Naim Kelmendi është editor dhe redaktor përgjegjës në SHtëpinë Botuese  "Rugova -Art" në Prishtinë.
     









  Redaksia Floripres,sot  do të botojë një cikël poetik nga poeti rugovas  Naim Kelmendi.





VETJA NË MUNGESË





Keqas u mungon vetja


rendin pas vetes


së humbur


kërkojnë veten


e munguar





mjerueshëm


shajnë e thejnë


gota pezmi


dhe urrejnë


shtatë ditët e krijimit


të botës





se, keqas u mungon
vetja








PËRFTIM





A na përftuan


para syve të gjitha





po a s’u kishte


shëmtim vetja


si e hanin të vetin


a s’u hypen në qafë


a s’i kalëruan
shtatëqind dreqër





dhe a s’i harbuan


lakmizezat


nga vetë mëkata


e vetvetes a s’u
vetëvranë





po ku mbeti e drejta


a s’e njohët apo s’e
patë


në aureolë jete
n’kuptimin e saj





ishte një përftim


që ju gjeti shtrembër


duke menduar -








EKZAKTËSISHT





Tërë jetët, çkado


që erdh u bë


n’pluhurin kozmik


n’hapësirat


stërë t’paanshme,
t’pafund





me urdhër t’krijuesit


tek gjithësia


lindën, jo kurrë nga
urrejta


por vetëm nga
dashuria …








E PANDRYSHUESHMJA





Ekziston diçka e
paarritshme


për ta njohur deri në
fund





në botën e kujtesës


qiriu i mendimit rri
ndezur


në mua, përreth meje
ekziston


e reziston deri në
paskajësi





e mjegullt e panjohur


që rrjedhë përditë
çdo çast


Panta Rhei, dhe





një ditë që s’do të
jemi


më kështu në këtë
ajër





po si luan teatër me
ne


e padukshmja


e paprekshmja dhe
hija


e atij që rrënon
dashuritë





ne mbesim veç hijesim,
shenja


për t’na çajtur
mjerueshëm


pasaktësia nëpër
hirin e asgjësë








POR, NE ISHIM





Pa dritat e mendimit…


jemi thjeshtë pjesa e
pjesës të pjesëve


diçka që s’do ta
shpjegoj assesi


nga erdhëm e kah
shkojmë


mor askush s’do ta
ndryshojë ligjin


e heshtjes bizare
pasi tradhtojnë


dhe veten në fund të
fundit





deri këtu kemi ardhur


duke u kapur për një
fije t’mendimit


pas betejave të
gjëllimit ofshajmë thekshëm





në tërë rrugëtimin
tonë vetmitar


ekziston ana e errët
që ne s’e shohim


pikërisht aty kemi
kurthën


e shpirtit të lënë
vishkull





s’është e rëndësishme


nga na vjen gjykimi


ne edhe vetëgjykohemi


për ato që s’ia
arritëm qëllimit





tash qetësia ime
vajton papajtueshëm








por, ne ishim…


pikëllim fatesh nëpër
kohë











E PAMUNDSHMJA








Mësa një fije bari


që mund ta dijë për
një fije bari
tjetër


që ekziston dikund
larg në botë





aq e pamundshme është
ta dijë


dikush e dikund se
ekzistojmë


ti dhe unë në këtë çast,
pra





po flas, ja për çka
po flas


për të pamundshmen


dijmë vetëm për raca
njerëzish e popuj





kufij, luftëra, dhe
tragjedi jetësh


por ne s’e dijmë
biografinë e secilit





prandaj ne s’e dijmë
as pse jemi këtu


e dikush tjetër e
atje dikund


dijmë vetëm se jemi
dhe në këtë formë





pra, ja për çka po
flas


për të pamundshmen e
njohur








NËNA, LOTI,


DHE NJË HISTORI


E DHEMBJES





Shi binte me shekë
apo loti i saj


ëndërronte jetën për
bimën


dhe ditën  me diell,


për kohën për
ekzistencën





e shponte dhe gurin


dhembja qyqevetem


me kujtimin e saj


për humbjen e babait
tim


nga ai çast tragjik
në kohë t’pakohë


që na kishte lënë
ashtu vishkull


në mesjetë në meskohë
në mesrrugë





loti i saj me dhembjet


e tmerrshme të
pasigurisë


kaltëronin kohët dhe


mendimin për të
ekzistuar





nëna ime Xufë,


ëngjulli im mbrojtës


shpirtvuajtura e
fatprera





pas ngjarjes tragjike
kur ia vranë burrin


me 1961, babain tim, kur
e pyetën tha:


për jetën time jeta
janë këta, dy djemtë,


dy zogjtë e saj, dy
dashuritë e shpirtit,


dy ëndrrat e jetës, do
i rris ndershëm tha


dhe ashtu vijoi për


jeta e pagjumë


jeta e saj plot
sakrificë,


jeta e saj plot
altruizëm,


jeta e saj plot
dashuri nëne


jeta e saj plot
dashuri engjëllore


jeta e saj nëpër batica
e zbatica


dhe deri në fund
qëndroi:


dashuri vertikale


dashuri horizontale


dashuri mbi dashuritë


dhe deri tash me
20011


e njëjta dashuri


që mëkon shpirtin e
saj


nga dashuria e zotit


vazhdon ta mbajë
gjallë…





jeta ka qenë e
vështirë, nënë


për ty, për ne


po, thot, kjo ishte
rruga jonë


ky ishte fati ynë…


por kisha t’vetmen ëndërr


juve të ju rrisja,
juve të ju kisha…





nëna ime Xufë


as që kishte dëgjuar


për Shekspirin apo thënien
e hamletiane:


të jesh apo të mos
jesh


por jetën e saj e
kishte vënë në pikëpyetje:


kah t’ia niste e si
t’i dilte n’krye me pasaktësi


me tërë t’panjohurat
e saj…





në shpirt ndjente


trishtimin e viteve


dhe pikëllimin e
jetëshkretës pagjumë


nën dritën e një
fitilaqe


shfletonin dhembjen


netëve ëndrrimtare





as për Korbin e Edgar
Allan Posë


s’kishte dëgjuar kurrë


sepse nëna ime s’ka
ditur as shkrim lexim


por sa herë ia dëgjonte
këngën shpendkeqes rreth shtëpisë


parashihte gjendje te
keqe për fatin…


dilte në oborrin e
shtëpisë dhe e truante


natë e ditë fytafyt
me t’vërtetën pelin





as nuse si bëhen
nuset s’është bërë nëna ime


as ka veshur fustan të
bardhë nusërie


e ka marrë halamrukas
babai atëbotë


nëpër kohën e acart
nëpër kohën furtunë


dhe siç thotë vet më
vonë në një kujtim


të saj:mendet kishin
rrënjë…





e tash në kujtesë


më kthehn të gjitha


derisa rri praën
nënës sime


këtu në spital





ajo kupton dhe e
kujton


se diçka ka ndodhur


në vitin e 78-të të
jetës së saj


derisa merr nga dora
e majtë


terapinë mjekësore


me ushqimin
artificial…





lutem për dashurinë e
Zotit


siç lutet mesiguri
edhe ajo me t’veten


koha, jeta, vitte
rrodhën dhe jemi


ja ku jemi te ky çast
jete,


vërej fytyrën e saj
engjëllore


e kredhem në një
mendim


për t’ia kërkuar
domethënien





se, ja çka do të
thotë një çast


pra një çast jete dhe
i vetmi çast…





                                                         


 Gusht 2011,
Prishtinë







Përgatiti për botim : Flori Bruqi