Barra e kostos së luftës

Nga James Wright (Foreign Affairs)

 

Pjesa më e madhe e amerikanëve nuk kanë bërë sakrifica për luftërat në Afganistan dhe në Irak. Është koha që Kongresi të dekretojë një taksë për kohën e luftës, gjë që është bërë në çdo luftë të së kaluarës

Pas pushtimit të Afganistanit prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 2001 dhe Irakut më 2003, kostoja e këtyre luftërave u rrit. Më 2010 Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpenzuan 167 bilionë dollarë për “operacionet e kontingjenteve të huaja” në këto zona – një dëshmi kjo që përfshin shpenzimet prej Departamentit të Mbrojtjes e të Shtetit dhe Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, por përjashton shpenzimet për Departamentin e Çështjeve të Veteranëve. 
Ekonomisti Joseph Stiglitz dhe Linda Bilmes vlerësuan më 2008 se luftërat në Irak dhe në Afganistan do të kushtojnë 3 trilionë $ dhe tashmë është vërtetuar se ky numër mund të jetë në rritje. Një pjesë e madhe e shpenzimeve për këto luftëra është financuar prej borxheve ose ka përfaqësuar detyrimet e mëvonshme. 
Tashmë, me forcat amerikane që më së shumti ndodhen jashtë Irakut, debati i Uashingtonit është fokusuar kryesisht në luftën në Afganistan, me disa kritika syresh, lidhur me  koston e luftës, duke përkrahur një strategji të përshpejtuar tërheqjeje. 
Debati më i madh në Uashington i kësaj vere ka qenë mbi buxhetin federal dhe limitin e borxhit. 
Nuk është sekret që luftërat në Afganistan dhe në Irak kanë kontribuar në borxhin dhe në defiçitet buxhetore. Asnjë figurë politike nuk ka propozuar për të paguar koston e këtyre veprimeve ushtarake sot. Është koha për ndryshim: kongresi duhet të marrë parasysh dekretimin e një mbitakse lufte, ashtu siç ka bërë pothuaj në të gjitha luftërat gjatë së kaluarës.
Ujdia e tanishme është e pavend, duke qenë se do të thotë që një pjesë e madhe e amerikanëve nuk përfshihen në koston e luftës, kjo barrë bie mbi supet e grave dhe burrave që marrin pjesë në luftë, si dhe familjet e tyre. 
Personeli ushtarak amerikan ka përjetuar mjaft fatkeqësi, familjet e tyre dhe jetët e tyre personale pothuaj janë shkatërruar, më shumë se 44 000 prej tyre janë plagosur në luftë (shifër kjo vetëm e atyre që kanë marrë plagë fizike). 
Nga mesi i korrikut, vizitova Qendrën Mjekësore Kombëtare Detare, në Bethesda, Maryland. Numri i pacientëve në pavijone ishte i lartë dhe të plagosurit ishin rëndë; isha në Afganistan, aty ku eksplozivët janë arma e zgjidhjes për talebanët. 
Amerikanët këmbëngulin se “përkrahin trupat”. Por, për shumicën e tyre, ka qenë një përkrahje me kosto të lartë. 
Një pjesë e këtij problemi, siç është shprehur Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates, ka treguar që ushtarët që shërbejnë sot në ushtri nuk janë përfaqësues të popullit amerikan. 
Vijnë nga qytete të vogla, nga zona rurale, nga Jugu, nga shtete të tjera. Ata përfaqësojnë popujt që u përkasin. 
Rreth gjysma e 1% të popullit amerikan është sot pjesë e ushtrisë; gjatë Luftës së II Botërore proporcioni ishte mbi 10%. Shumica e familjeve, fqinjëve, komuniteteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shihnin të rinjtë teksa merrnin rrugën për në luftë. 
Sot, pak amerikanë mund të ndodhë që të njohin dikë, që ndodhet në linjën e frontit të luftës. 
Luftërat e sotme do të paguhen nga fëmijët tanë, nga brezi i sotëm.
Brezat që krijuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës, supozojnë që luftërat për demokraci duhet të zhvillohen dhe do të paguhen prej qytetarëve.
Ky detyrim i dyfishtë është menduar të shërbejë si një shpagim për të hyrë në luftëra dhe si një kujtesë e vazhdueshme për kostot e tyre.
Gorge Uashington ka këmbëngulur që çdo qytetar të zotërojë një “përqindje të pronës së vet” dhe shërbimet e tij personale për ushtrinë kombëtare në kohë lufte. 
Luftërat e sotme luftohen nga të tjerë qytetarë, bij dhe bija, burra dhe gra dhe kostoja do të paguhet nga fëmijët, nga brezi i sotëm. 
Kjo nuk ka të bëjë aspak me traditën. Duke nisur që nga Lufta e 1812 dhe deri te Lufta e Vietnamit, Kongresi ka dekretuar taksa speciale për luftërat.
Pa një qeverisje qendrore, kolonistët që luftuan për Luftën Revolucionare i duhej të mblidhnin forcat për borxhet, të cilat u morën në shqyrtim më pas prej qeverisë së re.
Gjatë Luftës së 1812, demokratët e Xhefersonit këmbëngulën që mund ta shmangnin konfliktin pa taksat e reja, por i duhej të ktheheshin mbrapsht duke qenë se kostoja e luftës i tejkalonte të ardhurat vjetore të kohës së luftës. 
Qeveria vuri taksa më të larta, një taksë kombëtare dhe taksa të reja indirekte lidhur me përfitimet e shitjeve. 
Gjatë Luftës Civile, si Unioni edhe Konfederata, riklasifikuan të ardhurat prej taksave. 
Disa banorë të jugut, të shqetësuar për krijimin e një qeverie të fortë, u rezistuan taksave të Konfederatës, por u shfaq nevoja për të mbledhur të ardhurat vjetore. 
Në veri, Akti i Burimeve të Ardhurave të vitit 1861 shënoi taksën federale të të ardhurave (prej 3%), por taksa preku një grup shumë të vogël, që kishin të ardhura të larta. 
Lufta spanjolle-amerikane e vitit 1898 u financua nga një taksë prone dhe një taksë telefoni. Taksa e telefonit u zbatua në shekullin XX duke qenë se luftërat më të mëdha ishin edhe me më shumë shpenzime. 
Fatura e Luftës së Parë Botërore shkoi deri në 32 bilionë dollarë. Me një filozofi “paguaj nëse shkon” Kongresi krijoi një sasi domethënëse të të ardhurave vjetore nga të ardhurat prej taksave (duke krijuar norma të larta për amerikanët më të pasur), taksa të trashëguara dhe taksa nga përfitimet e luftës mbi bizneset. 
Borxhi, sidoqoftë, mbulonte pjesën më të madhe të kostos së luftës.
Lufta e II Botërore dëshmoi për mobilizimin më masiv në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës – ushtarak dhe fiskal.
Qeveria amerikane shpenzoi 200 bilionë dollarë në luftë; nga 1945, shpenzimet ushtarake u barazuan deri në 37% të GDP dhe rreth 90% e shpenzimeve federale. 
Numri i amerikanëve që paguanin taksa, u rrit ndjeshëm. Gjatë Luftës Koreane, zëdhënësi Sam Rayburn, një demokrat nga Teksasi, këmbënguli që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhej ta financonin luftën me borxhe. Liderët republikanë si Senatori Robert Taft dhe kongresmeni Richard Nixon ranë dakord dhe Kongresi aprovoi taksën e luftës të miratuar nga Presidenti Harry Truman. Më 1968, një trup legjislativ bipartizan votoi dhe përkrahu një mbitaksë, kur Presidenti Lyndon Johnson me vonesë kërkoi taksa të reja për të paguar për luftën në Vietnam. Mospëlqimi i Johnson për këtë taksë ishte pjesë e ngurrimit të tij për të kërkuar sakrifica për luftën në Vietnam.
Që nga 11 shtatori, asnjë lider kombëtar nuk propozoi që vendi të paguante për luftërat e tanishme. Në të vërtetë, thelbi ka qenë ulja e taksave – një përgjigje pa një precedent të kohës së luftës në historinë amerikane. 
Kostoja financiare e luftërave ka qenë pjesë e diskutimit publik. 
Amerikanët duhet të pranojnë përgjegjësinë dhe të ndajnë së bashku sakrificat për luftën. 
Kongresi duhet të marrë parasysh miratimin e një mbingarkese mbi taksat individuale dhe të përbashkëta që do të pakësonin disi borxhin e akumuluar nga këto luftëra, do të paguanin kostot operative të tanishme dhe do të krijonin një fond për veteranët. 
Kjo taksë e re do të shtyjë afatin, derisa rigjenerimi ekonomik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të marrë forcë. 
Kjo taksë mund të mos ekzistojë më, kur luftërat të mbarojnë dhe të lahet borxhi e detyrimet financiare. Ushtarët dhe familjet e tyre duhet të shpërblehen për çdo vit shërbim ushtarak.
Një taksë lufte nuk do të thotë që të gjithë amerikanët të ndajnë mes tyre barrën e luftës, por duhet të ketë një fillim, sidoqoftë.
Sekretari i Thesarit, Presidenti Woodrow Wilson, Uilliam Gibbs McAdoo, nisën diskutimin me ata që i rezistuan taksave speciale gjatë Luftës së Parë Botërore. “Mos duhet të jemi të njëanshëm dhe më të butë me ata që janë të sigurt në shtëpitë e tyre”, pyeti ai “sesa me ata që bënë sakrifica sublime për ne, në fushën e betejës?”, “kush i është përgjigjur sakrificave sot”? Liderët politikë në vend duhet të habiten për vullnetin e amerikanëve ndaj barrës së luftës. Mbi të gjitha, kjo është trashëgimia historike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 
Përktheu: Rudina Dahri